Ushqimi dhe shtatzënia – udhëzime për gratë që përgatiten të kenë fëmijë

Përgatitja fillon herët
Gratë mund të përgatiten për një shtatzëni të mirë duke: – ngrënë ushqim të shumëllojshëm dhe të pasur në kalori – marrë acid folik, mundësisht një muaj përpara shtatzanisë – mbajtur nën kontroll peshën e trupit – ndaluar pirjen e duhanit – duke qënë në lëvizje çdo ditë

Për prindërit e ardhshëm
Shtatzënia është koha e ndryshimeve në jetën e çdo gruaje. Jeta e përditshme nuk i përgjigjet tashmë vetëm nevojave personale por edhe nevojave të një krijese të re (ose më shumë se një). Një ushqim i mirë në shtatzëni, është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës dhe më tej, ndikon në shëndetin e fëmijës gjatë jetës së tij. Gjithashtu një ushqim i mirë është, jo më pak i rëndësishëm edhe për shëndetin dhe mirëqenien e vetë gruas. Gjatë shtatzënisë, i jepet një shans të gjithë familjes për të rishikuar mënyrën e ushqimit dhe të jetesës.

Ushqimi gjatë shtatzënisë – ushqim i zakonshëm,ushqim i mirë Gratë nuk kanë nevojë për ushqim të veçantë edhe pse presin një fëmijë. Ushqimi i zakonshëm, i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm, plotëson nevojat si të nënës ashtu edhe të fëmijës, me disa përjashtime të vogla. Grave shtatzëna p.sh. ju rekomandohet të marrin vitaminë B, acide folike në formë tabletash dhe mundësisht të hanë ushqime të pasura me acid folik, pasi acidi folik ul mundësinë e dëmtimit të embrionit. Në të njëjtën kohë, duhet që gratë të marrin vitaminën D si plotësuese. Vitamina D gjendet tek tabletat dhe vaji i peshkut si dhe multivitaminat.
Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit është shumë e rëndësishme gjatë shtatzënisë, si dhe disa produkte si p.sh. peshk apo mish duhen të mos përdoren të pa gatuara gjatë kësaj periudhe. Ushqimi i mirë luan një rol shumë të rëndësishëm në gjendjen dhe shëndetin e nënës së ardhshme, si dhe ndihmon në shtimin e peshës me masë, gjatë shtatzënisë. Edhe pse nevoja për më tepër kalori rritet gjatë muajve të shtatzënisë, nuk do të thotë që, gratë shtatzëna duhet patjetër të përdorin sasi më të madhe ushqimi nga ajo që përdornin më parë, kjo sepse shumica e grave çlodhen më shumë dhe lëvizin më pak sidomos gjatë periudhës së dytë të shtatzënisë.

Shtesa normale e peshës gjatë shtatzënisë – është mëse normale dhe e dëshirueshme të shtohet në peshë Udhëzimet mbi shtimin normal të peshës trupore gjatë shtatzënisë, bazohen mbi peshën përpara shtatzënisë dhe u referohen kërkimeve mbi shëndetin e nënës dhe fëmijës. Grave, të cilat janë në ose nën peshën e duhur, ju rekomandohet të shtojnë më shumë në peshë sesa ato gra, që kanë qenë mbi peshën normale përpara shtatzënisë.
Të gjitha gratë, sido që të jetë, duhet të shtojnë në peshë gjatë shtatzënisë, pra shtatzënia, nuk është aspak koha për të mbajtur dietë dhe rënë nga pesha. Dieta mund të shkaktojë dëmtim në zhvillimin dhe pjekurinë e fetusit. Për të është optimale një shtesë trupore në shtatzëni 12-18 kg. Gratë me gjatësi trupore të vogël si dhe ato mbi peshë, duhet të bëjnë përllogaritjen duke u bazuar tek koeficienti më i ulët. Duhet patur parasysh se, në rastet e binjakëve apo më tepër fëmijëve, është normale që pesha trupore të jetë më e madhe se sa kjo e shembullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button