Një bionde dhe një brune po shihnin lajmet…

Një bionde dhe një brune po shihnin lajmet…

Ishte një lajm që kishte te bënte me një burrë që kërcënonte se do hidhej nga një pallat…
Kronika e këtij lajmi u ndërpre për shkak te reklamave.

Biondja i tha brunes:

-Vë bast 20 mije leke qe nuk do hidhet nga pallati

-Në rregull i tha brunja!
Pas reklamave filloi serish lajmi ku pas pak burri u hodh nga pallati…

-Urdhëro merri 20 mije leket i tha biondja

-Nuk mund ti pranoj sepse ishte e thjeshte, tha brunja!

-Këmbëngul qe ti maresh tha biondja!

-Dëgjo tha brunja, te them te vërtetën këtë lajm e kisha pare dy ore me pare te lajmet e drekës dhe e dija qe do hidhej!!

Biondja tha: Edhe un e kisha pare ne lajmet e drekës por nuk e besoja te ishte aq budalla sa qe te hidhej për here te dyte!!!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button