Apeli refuzoi ankesën e Mijallkovit për paraburgimin për rastin “Target-Fortesa”

Gjykata e Apelit Shkupit hodhi poshtë si të pabazë ankesën e Sasho Mijalkovit në rastin “Target – Fortesa” dhe la në fuqi vendimin për paraburgimin si masë për sigurimin e pranisë apo të mos-arratisjes, njofton Portalb.mk.

“Gjykata e Apelit Shkupit, duke vepruar në veprën penale KOKZh-19/21 e njohur në opinion si “Target – Fortesa” pas mbajtjes së seancës më datë 12.03.2021, vendosi që ankesa e të akuzuarit S.M. nga S. e deklaruar përmes mbrojtësit të tij, e refuzoi atë si të pabazuar, ndërsa vendimi i shkallës së parë, i cili shfuqizoi masën e arrestit shtëpiak dhe masës së shqiptuar të paraburgimit si masë sigurimin e pranisë së të pandehurit, e konfirmoi atë”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Apelit Shkup.

Ky vendim, siç thuhet në deklaratën e Gjykatës së Apelit Shkup, do të publikohet i plotë në ueb-faqen e gjykatës brenda afatit të caktuar me Ligjin për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve në Gjykata.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijalkov, më 26 shkurt të këtij viti u dënua me burg prej 12 vitesh në çështjen Target-Fortesa për shoqërim kriminal, keqpërdorim të detyrs zyrtare dhe marrjen shpërblimi për ndikim të paligjshëm. Gjykata vendosi ta pranojë propozimin e prokurores Lençe Ristoska, e cila për Mijallkovin kërkoi burg efektiv në vend të arrestit shtëpiak, derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

Të akuzuarit në rastin Target-Fortesa janë, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Brendshëm, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë midis viteve 2008-2015. 

Në fjalët përfundimtare, dy prokurorët kërkuan pesë vite dënim për përgjegjësit e përgjimeve të paligjshme dhe pesë vite dënim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare për të akuzuarit e rastit.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, 4,286 numra telefoni janë ndjekur në mënyrë të paligjshme për të cilat nuk janë lëshuar fare urdhëresa gjyqësore.

Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshoheshin dhe pas skadimit të vlefshmërisë së urdhrave të gjykatës në 1,541 numra ose gjithsej 5,827 numra telefoni. Të përgjuar ishin mbi 20 mijë qytetarë.

Mijallkov, në dëshminë e tij të parë pretendonte se nuk ka asnjë provë se mijëra bisedat e regjistruara janë nga Drejtoria dhe se përgjimet janë realizuar atje. Ai pretendoi se shumë lehtë përgjimi ka mund të bëhej jashtë sistemeve të DSK-së. Me datë 26 shkurt 2021 gjykata do ta shqiptojë aktgjykimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button