Prokuroria Publike në Gostivar ngriti aktakuzë për përdhunim

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ngriti aktakuzë kundër një 49-vjeçari nga Gostivari, për kryerjen e veprës penale- Përdhunim, sipas nenit 186 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I akuzuari, më 19 dhjetor, rreth orës 21:00, me përdorimin forcës dhe kërcënime e ka detyruar viktimën të bënte marrëdhënie intime. Ai e çoi në shtëpinë e tij në Gostivar, ku e ka sulm fizikisht me grushte dhe shkelma dhe e detyroi të bënte marrëdhënie intime, edhe pse ajo bënte rezistencë gjithë kohën. Në një moment, viktima arriti ta largonte dhe të shpëtonte, ndërsa veprimet e të dyshuarit i denoncoi në polici”, njoftojnë nga Prokuroria.

Bashkë me aktakuzën, prokurori publik kompetent dorëzoi në Gjykatën Themelore në Gostivar edhe propozim të veçantë për vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button