RMV, është shtyrë afati për dorëzimin e llogarisë vjetore në Regjistrin Qendror

Afati për dorëzimin elektronik të llogarisë vjetore në Regjistrin Qendror është shtyrë deri në mesnatën e datës 25 mars 2021, njoftuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Pas kërkesave të marra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Regjistri Qendror për shtyrjen e afatit për dorëzimin e llogarive vjetore, nga Regjistri Qendror thonë se plotësojnë nevojat e tatimpaguesve dhe kontabilistëve për zgjatjen e afatit për dorëzimin e llogarive vjetore .

“Vendimi për prolongimin e afatit është në përputhje me nenin 477 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Një vendim i tillë për shtyrjen e afatit bëhet në bazë të situatës dhe masave të Qeverisë për mbrojtjen dhe parandalimin e virusit KOVID-19, me qëllim që të respektohen afatet ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, nga dje, 11 Mars 2021, mbi 90% e obligacioneve kanë paraqitur tashmë llogaritë e tyre vjetore. Nga Regjistri Qendror si institucion i orientuar drejt shërbimit, thonë se janë të gatshëm t’u përgjigjet kërkesave të përdoruesve, brenda mundësive ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button