D-dimerët dhe CER-PE për pacientët me kovid bëhen vetëm një orë në ditë në tre poliklinikat e Shkupit

Ekzaminimet e D-dimerëve dhe Pe-CER për të sëmurët me kovid së shpejti do të bëhen në poliklinikat e Shkupit “Bukuresht” dhe “Idadija”, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup Viktor Isjanovski. Nga 18 janari, këto analiza biokimike janë në dispozicion në poliklinikat “Bit Pazar”, “Jane Sandanski” dhe “Draçevë”, por pacientët dhe mjekët amë reagojnë se është e vështirë të gjesh termin të lirë, pasi këto teste bëhen vetëm një orë në ditë, transmeton Portalb.mk.

Isjanovski thotë se pranimi i pacientëve me referim Lu1 – kovid 19 në poliklinikat e sipërpërmendura është nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 12 pasdite çdo ditë pune nga e hëna në të premte dhe çdo ditë përpunohen nga 35 analiza.

Për shkak të numrit të vogël të termineve shtetërore, një numër i madh i pacientëve këto analiza gjaku duhet t’i bëjnë privatisht, të cilat kushtojnë 1.500 denarë për një, kurse gjatë sëmundjes duhet të bëhen të paktën 3 për pacient.

“Laboratorët në këto tre poliklinika pranojnë për një orë pacientë me kovid, pasi në mënyrë të pa ndërprerë zhvillohet puna e pranimit të pacientëve, siç janë pacientët me sëmundje malinje, fëmijë, gra shtatzëna dhe patjetër t’i respektojmë protokollet për sigurinë e pacientit”, tha drejtori Isjanovski për Sdk.mk.

Isjanovski nuk u përgjigj pse nuk futet një ndërrim i dytë, por thekson se “personeli është përgjysmuar, gjegjësisht një pjesë janë në pikat për testim të kovidit, ku momentalisht duhet të jemi në dispozicion”.

“Numri i pacientëve është në përputhje me kapacitetet tona, gjegjësisht për shkak të ndjeshmërisë në përpunimin e kësaj lloj analize dhe mundësimit të marrjes së rezultateve në të njëjtën ditë. Në këto poliklinika, nuk ka asnjë devijim në punën aktuale të rregullt”, tha Isjanovski.

Në Manastir, Tetovë, Shtip, Strumicë, Kumanovë dhe Ohër, mjekët amë i dërgojnë pacientët me udhëzime prioritare për analiza gjaku me D-dimer dhe CRP dhe rreze rentgen në spitalet shtetërore dhe nuk pritet termin. Mënyra e triazhit është e njëjtë, por ndryshe nga Shkupi funksionon, pasi nuk ka shumë pacientë.

Në Shkup, ku është numri më i madh i të infektuarve me kovid-19, presioni më i madh është mbi kovid-ambulancat në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit (SPQ) “8 Shtatori”, si dhe Klinikën Infektive. Këta janë kryesisht pacientë pozitivë për kovid-19 të cilët nuk kanë nevojë për hospotalizim, por pasqyra e tyre klinike është përkeqësuar dhe kanë nevojë për ekzaminime shtesë si laborator, rrezet rentgen dhe mbikqyrje të gjendjes me terapinë e duhur nga internisti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button