iPhone 12 mini ka qenë një zhgënjim për Apple

Apple do të reduktojë ndjeshëm prodhimin e iPhone 12 mini në 6 muajt e parë të 2021 sipas një raporti të fundit të Nikkei. Raportohet se Apple do të prodhojë afro 70% më pak iPhone 12 mini sesa kishte planifikuar fillimisht, shkruan Pcworld.al.

Në tërësi për shkak të performancës së dobët të iPhone 12 mini, prodhimi i planifikuar i iPhone 12 do të reduktohet me 20%. Madje kompania ju ka thënë prodhuesve të ndalojnë përkohësisht prodhimin e pjesëve specifike të iPhone 12 mini ndërsa komponentë të tjerë janë dërguar në modelet iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Edhe me këto reduktime linja iPhone 12 e këtij viti vendosi rekorde. Nikkei sugjeron se kompania do të prodhojë 75 milionë njësi në gjashtë muajt e parë të 2021 në një total prej 230 milionë, një rritje me 11.6% krahasuar me iPhone 11.

Një arsye e performancës së dobët të iPhone 12 mini është edhe suksesi i iPhone 11 me jetëgjatësi superiore baterie dhe 100 dollarë më lirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button