Strugë, zjarri në punëtori për pak me pasoja fatale!

Zjarri që ka shpërthyer sot pranë një punëtorie në qytetin e Strugës ka rrezikuar jetën e një punëtori dhe shtëpitë përreth. Intervenimi në kohë i zjarrfikësve ka qënë vendimtar për mbrojtjen nga pasojat edhe më të mëdha që ju kanos shtëpive përreth punëtorisë dhe jetës së punëtorit që ndodhej brenda saj.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 09.00 në punëtorinë për prodhimin e roletave plastike tek shtëpia e të lënduarit në rrugën “Proleterski Brigadi” në qendrën e qytetit. 

Pas shuarjes së flakëve dhe largimit të tymit, zjarrfikësit kanë vërejtur se ka një njeri brenda në puntori, të cilin e kanë larguar dhe dërguar menjëherë në spital.

Mjekët kanë konstatuar se 45 vjeçari ka marrë helmim nga gazi dhe është mbajtur në trajtim të mëtejshëm por është jashtë rrezikut për jetën.

Jozyrtarisht thuhet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një grindjeje familjare me çrast qëllimisht i është vëmë zjarri puntorisë, por ditët në vazhdim pritet edhe raport i policies lidhur me ngjarjen në fjalë ku do të mësohet se çka realisht ishte shkaktare e ngjarjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button