RMV, deri më 1 prill nxënësit mund të garojnë për 27 çmime në konkursin e organizuar nga MASH-i

Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut mund të aplikojnë deri më 1 prill të këtij viti në Konkursin që realizohet në nder të veprës së shkrimtarit Bllazhe Koneskit, ndërsa rezultatet do të shpallen më së voni deri më 20 prill, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën nga shkollat ​​fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH).

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën mund të aplikojnë në tri kategoritë e para, derisa nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën mund të aplikojnë në tri kategoritë tjera.

“Punimet duhet të jenë origjinale, fryt i punës dhe njohuria e nxënësit, të frymëzuar nga thesari i pasur i punimeve poetike të Bllazhe Koneskit”, njoftojnë nga ministria, duke sqaruar që nxënësit duhet të dërgojnë vetëm një punim.

Vlerësimet do të bëhen nga pesë anëtarët e komisionit për çdo kategori.

“Ndahen gjithsej njëzet e shtatë (27) shpërblime, vetëm për fitimin e vendit të parë, në secilën kategori, për secilën klasë të arsimit fillor”, sqarojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button