Rreth 4.5 milionë denarë mbështetje financiare për Institutin e Shtipit nga Ministria e Kulturës

Instituti dhe Muzeu i Shtipi do të financohen me projekte nga Ministria e Kulturës në vlerë rreth 4.5 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Projektet të cilat janë të miratuara për këtë Institucion Nacional do të kushtojnë rreth katër milion e gjysmë denarë”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Bargala, lokalitet arkeologjik ne Shtip (Ministria e Kulturës)

Raportohet që projektet janë në kuadër të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës, shumica e mjeteve për hulumtimet në lokalitetin arkeologjik “Bargala” në Shtip.

“Këtë vit në “Bargala” do të realizohen në tërësi bedemet rreth lokalitetit arkeologjik, të cilat së pari duhet të hulumtohen ndërsa pastaj të bëhet projekti për konservim”, njoftojnë nga ministria, duke sqaruar që do të realizohet edhe faza përfundimtare e projektit të kishës “Shën e Premtja” në Novo Sellë, hulumtimet e arkeologëve edhe në lokalitetet tek liqeni Mantovë në Pilav Tepe, si dhe aktivitete tjera.

Ministria e Kulturës gjithashtu ka ndarë mbi 10 milionë denarë për projekte të ndryshme për vitin 2021 në Institucionin Nacional në “Stobi”, duke arritur në 17 numri i projekteve të planifikuara.

Ndyrshe, Ministria e Kulturës në fund të muajit shkurt ka shpallur rezultatet e konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për këtë vit. Sipas ministres së Kulturës, Irena Stefoska, kishte vërejtje për aplikantët që nuk kanë pasur dokumentacion të kompletuar, ndërsa disa herë përsëriti se rezultatet e punës së komisioneve janë të besueshme sepse anëtarët në të janë kompetentë dhe kanë integritet.

Për rezultatin e konkursit, pati reagime nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, si dhe nga shtëpia botuese “Shkupi” me udhëheqës Azam Dautin, i cili në paraqitjen e dytë për media sqaroi që pas kërkesës publike që i kanë drejtuar ministres së Kulturës, Stefoska, kryeministrit Zaev dhe zv.kryeministrit të parë Grubi më 25 shkurt, meqë asnjëri nuk u përgjigjë, më 3 mars të njëjtëve u kanë dërguar edhe këtë kërkesë publike me shkrim, që tashmë të tre institucionet e kanë obligim ligjor, sipas tij, kërkesës së tyre publike t’i përgjigjen me shkrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button