Mendoj se regjistrimi nuk do të fillojë, por gjithsesi nuk do të ketë krizë politike nga rezultatet, thotë rektori Bexheti

Profesorë dhe studentë, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, diskutuan në temën “Nevoja për të rritur vetëdijen e publikut për regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Rektori i Universitetit prof. d-r. Abdylmenaf Bexheti, si një nga pjesëmarrësit në panel diskutimin, thotë se nuk pret që pas shpalljes së rezultateve në vend të ketë krizë politike, por regjistrimi mund të mos fillojë, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Duhet pak obstruksione të vogla që regjistrimi të dështojë, ndërsa duhet të bëhen shumë përpjekje që një operacion kaq kompleks të jetë i suksesshëm. Vetë Ligji dhe mekanizmi i tij i mbrojtjes, si dhe besimi midis partnerëve të koalicionit nuk lënë shumë hapësirë ​​për probleme të tilla të mundshme. Megjithatë, gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet procesi. Shohim se deri më tani kemi pasur disa deklarata të pa qëndrueshme të personit të parë dhe atij të dytë në Statistikë. Drejtori i Statistikave di si të paraqitet dhe të keqinterpretojë disa gjëra. Nëse kjo është një rastësi, atëherë është në rregull. Prandaj, them se gjithçka varet nga procesi. Sa i përket pandemisë, nuk mendoj se mund të jetë një rrezik real, por nëse vlerësohet si rrezik, sigurisht që komisioni kompetent do të thotë fjalën e tij dhe ai do të ketë fjalën e fundit. Por nëse më pyetni personalisht, mendoj se do të jetë e vështirë të realizohen të gjitha këto. Pres që, nëse procesi fillon, ai do të përfundojë siç duhet, por mendoj se nuk do të fillojë,” tha rektori Bexheti, pa shpjeguar përse ai mendon se regjistrimi nuk do të fillojë, nëse kjo do të ndodhë për shkak të pandemisë apo për diçka tjeter

Duke folur për ndryshimet midis regjistrimit të vitit 2011 dhe këtij nga viti 2021, Bexheti vuri në dukje se Ligji aktual i Regjistrimit ka shumë mekanizma më të fortë dhe besimi midis partnerëve të koalicionit është shumë më i madh.

“Ka dy gjëra që i dallojnë regjistrimet nga viti 2011 dhe ky nga viti 2021. Ligji i regjistrimit i vitit 2011 ishte mjaft i paqartë dhe linte hapësirë ​​për interpretime të ndryshme nga të gjitha anët dhe i gjithë lidhej me qytetarët tanë që punojnë dhe jetojnë jashtë. Tani kjo është futur në mënyrë të qartë në Ligj dhe nuk lë aq hapësirë ​​për interpretim arbitrar. Problemi i dytë ishte besimi te institucionet. Në atë kohë mosbesimi ishte shumë i lartë dhe nuk kishte asnjë mekanizëm mbrojtjeje, ndryshe nga tani kur Ligji e parashikon këtë, siç është nënshkrimi shoqërues. Ka ende paqartësi në vetë Ligjin dhe në zbatimin e tij. Gjegjësisht, për sa i përket migrimit të brendshëm në vend, kur qytetarët janë zhvendosur në qytete të tjera dhe nuk e kanë çregjistruar vendbanimin e tyre të vjetër, ekziston mundësia e numërimit të dyfishtë, kështu që kjo mund ta vë në rrezik besueshmërinë e rezultateve të regjistrimit. Edhe pse do të ketë kontrollim duke bërë  kryqëzim të të dhënave, unë nuk jam i sigurt se platforma, gjegjësisht programi është bërë për të pamundësuar atë”, tha Bexheti.

Profesori i UEJL Jeton Shasivari, një nga pjesëmarrësit në panel diskutimin, është i mendimit se nuk do të ketë probleme me kryerjen e regjistrimit, se duhet të tregojmë seriozitet si shtet dhe të dalim nga ai grup i vendeve që nuk kanë kryer regjistrim me dekada.

“Si shtet, kemi detyrim ndërkombëtar për të realizuar regjistrim dhe kështu të tregojmë seriozitet si shtet. Baza ligjore ndërkombëtare është solide, siç është edhe baza ligjore kombëtare. Kemi Ligj për regjistrim, ekziston edhe metodologji, ndërsa Enti shtetëror i statistikave pritet të jetë në nivelin e detyrimeve dhe kompetencave. Sigurisht që do të ketë dilema gjatë kësaj periudhe, por ato dilema pritet të kapërcehen mbi një bazë të arsyeshme dhe shteti të tregojë kapacitetin se ka mundësi dhe është i gatshëm të realizojë regjistrim të suksesshëm”, tha Shasivari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button