RMV, regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 1 prill, do të respektohen masat mbrojtëse, shprehen të vendosur nga ESHS

Enti Shtetëror i Statistikave sqaroi që nuk ka kërkuar anulimin e regjistrimit të popullsisë për 1 prill, duke u shprehur të vendosur për realizimin e këtij procesi nga 1 prilli, transmeton Portalb.mk.

“ESHS i mohojmë shënimet në disa medie se kërkon prolongimin e Regjistrimit për shkak gjendjes së virusit korona”, deklarojnë nga Enti.

Për realizimin e regjistrimit, theksojnë që janë duke punuar me nxitim për aktivitetet në teren që janë në përputhje me afat e planifikuara.

“Gjitha masat e planifikuara me Protokollin e miratuar nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Qeverisë së RMV-së po respektohen dhe me ato garantohet siguri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në Regjistrim”, deklarojnë nga Enti.

Ndryshe, lajmet e rreme dhe tendenca për dështimin e procesit të regjistrimit kanë për qëllim humbjen e kredibilitetit të procesit dhe bëhen edhe për shkak të frikës së numrit real të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kështu vlerëson profesor Jeton Shasivari, sipas të cilit, duhet të ketë kujdes kushdo që bën thirrje për bojkot të procesit, në të kundërtën, të përgatitet që qytetarëve të ua paguajë gjobat që parashihen në Ligjin për Regjistrim për refuzim të dhënies së të dhënave nga ana e qytetarëve.

Ndërkaq, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button