“Regjistrimi i popullsisë”, Shasivari: Thirrja për bojkot të procesit është e huqur, do të ketë dënime (VIDEO)

Lajmet e rreme dhe tendenca për dështimin e procesit të regjistrimit kanë për qëllim humbjen e kredibilitetit të procesit dhe bëhen edhe për shkak të frikës së numrit real të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kështu vlerëson profesor Jeton Shasivari, sipas të cilit, duhet të ketë kujdes kushdo që bën thirrje për bojkot të procesit, në të kundërtën, të përgatitet që qytetarëve të ua paguajë gjobat që parashihen në Ligjin për Regjistrim për refuzim të dhënies së të dhënave nga ana e qytetarëve, shkruan Portalb.mk.

Shasivari potencoi se aktualisht në Maqedoninë e Veriut ekziston atmosferë pozitive për regjistrim të popullatës, ai tha se ambienti i sotëm politik është shumë herë më i mirë se ai i vitit 2011, kur edhe dështoi tentimi për regjistrimit të popullatës.

Jeton Shasivari, profesor.
Jeton Shasivari, profesor.

“Për mua personalisht atë që e përmenda në debat, në qoftë se krahasohet ambienti i sotëm politik me atë të vitit 2011, kur filloi dhe dështoi procesi i regjistrimit, ka shumë dallime. Në këtë proces të regjistrimit ka një konsensus dhe pajtueshmëri ndërpolitike dhe ndërpartiake shqiptare që është një element mjaftë i rëndësishëm i procesit. Të gjithë e dimë se ligji për regjistrim u miratua në parlament me ndihmën e opozitës shqiptare, pa votat e tyre nuk do të kishte mundësi që objektivisht të miratohet ky ligj. Ekziston një vullnet i përbashkët dhe është për tu përgëzuar” tha Jeton Shasivari, profesor në Universitetin e Evropës Juglinodre (UEJL).

intervistën për Portalb.mk, profesori Jeton Shasivari theksoi në mes të tjerash se është i bindur se ekziston një frikë për numrin real të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për këtë, sipas tij edhe po plasohen lajme të rreme dhe mjegullnaja të ndryshme në rrjetet sociale për këtë proces të rëndësishëm.

“Shpesh në diskursin publik plasohen lajme të ndryshme bombastike lidhje me përqindjen e shqiptarëve në RMV, në kuptimin që numri është ndër 20%, ose nuk janë as 15% ose 10%, krejt këto kanë për qëllim që të shpërndajnë mjegulla dhe të rrezikojnë kredibilitetin e procesit të regjistrimit, hulumtimet të cilat janë bë deri tani flasin për një shtim natyror të numrit të popullit shqiptar në RMV, me shumë tregues gjatë këtij 20 vjeçari, prandaj këtu është aspekti që qëllimisht me prapavijë shumë negative plasohen këto lajme që thonë se numri shqiptarëve është ndër 20%, që janë të paqëndrueshme dhe të pabaza, mirëpo askush nuk e shtron çështjen se çka në qoftë se shqiptarët dalin 30%, atëherë çfarë do ndodhë me RMV-në, pra thjeshtë janë floskula politike që kanë për qëllim të shpërndajnë mjegulla, unë jam i bindur se ekziston një frikë të numrit real të shqiptarëve në RMV” shtoi Shasivari.

Sipas tij, të gjitha kushtet e nevojshme për një proces kredibil të regjistrimit të popullatës janë plotësuar, edhe në aspekt ligjor edhe në atë normativ, Shasivari bëri thirrje deri te qytetarët që sa më masovikisht të japin të dhënat e tyre dhe të regjistrohen, në këtë formë, të kontribuojnë në këtë proces.

“Unë mendoj që fillimi i këtij procesi është në rrugë të mbare, flas për vetëregjistrimin që ka filluar me regjistrimin e mërgatës dhe pritjet janë që kur të filloje procesi i regjistrimit nga 1 prilli (brenda territorit) që jehona apo përgjigja e popullatës në këtë proces do të jetë masive, janë paraparë diku mbi 5.500 regjistrues, metoda është e kombinuar, nuk do të shkohet me metodën tradicionale, pra nuk do të vizitohet çdo familje, për shkak se janë të dhënat e 9 institucioneve ku mbas të kryqëzimit të të dhënave mjafton vetëm numri unik amë i personit të futet në sistem, për shkak se ky regjistrim do të bëhet në mënyrë elektronike, jo me pyetësor, por me kompjuter dore, laptop, mjafton numri unik i qytetarëve të futet në sistem dhe me automatizëm del një përqindje e madhe e të dhënave nga 9 institucione shtetërore të ndryshme. E kam fjalën që të gjitha kushtet janë siguruar, edhe në aspekt ligjor edhe normativ që të sigurohet besueshmëria e këtij procesi të regjistrimit dhe që qytetarët në numër sa më të madh të i pranojnë regjistruesit dhe ti japin të dhënat e duhura që në fund ky regjistrim të jetë i suksesshëm” tha Jeton Shasivari, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarit të Portalb.mk.

huqura dhe të pabaza, i konsideroi Shasivari thirrjet për bojkot të procesit të regjistrimit së popullsisë, ai shtoi se për refuzim të regjistrimit apo dhënies së informatave, në Ligjin për Regjistrim janë paraparë gjoba si dhe dënim me burg, varësisht nga vepra.

“Kuptohet se edhe vetë ligji për regjistrim parasheh kundërvajtjet, qytetarët duhet ta kenë parasysh se ka kundërvajtje me gjoba bile edhe dënime me burg, me refuzimin e dhënies së të dhënave. Pra mendoj se thirrjet që bëhen për bojkot të regjistrimit janë të huqura, sepse nuk flitet këtu për proces zgjedhor, nuk flitet për referendum por për proces statistikor të regjistrimit i cili është shumë i rëndësishëm për shtetin deh qytetarët e saj. Prandaj, të gjithë ata që thirrin për bojkot, pyetjen e parë që duhet të ja bëjnë vetes është a do të jenë në gjendje të ja paguajnë qytetarëve gjobat?” tha Shasivari.

Rikutjojmë se, partia opozitare “E Majta” ka filluar me fushatë për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në vend që pritet të mbahet prej 1 deri më 21 prill të këtij viti. Ata thonë që nëse nuk anulohet për një vit regjistrimi i popullsisë, gjegjësisht për në prill të vitit 2022, ata nuk do t’ua hapin derën regjistruesve.

Ndërsa lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski u ka shkruar letër ambasadorëve në vend, në lidhje me regjistrimin, zgjedhjet lokale dhe situatën me pandeminë KOVID-19, kumtuan sot nga Partia. Ai në letër ka thënë se Maqedonia, por edhe pjesa tjetër e botës po përballet me valë të re të KOVID-19, por njëkohësisht shteti gjendet në fund të Evropës sipas numrit të vaksinuarve.

Ndryshe, sot në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) është organizuar një panel diskutimi, ku si folës ishin Ali Pajaziti, Jeton Shasivari dhe Demush Bajrami ku përmes ekspertizave të të lartpërmendurave, u trajtuan aspektet e ndryshme të procesit të regjistrimit të popullatës.

Ndërkaq, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button