Vaksina ruse ‘Sputnik’ mund të prodhohet në Itali

Vaksina ruse kundër kovid-19 “Sputnik” po fiton gjithnjë e më shumë pranim në Bashkimin Evropian, pasi kreu i agjencisë rregullatore gjermane e vlerësoi atë publikisht, ndërsa Italia mund të bëhet vendi i parë në bllok, ku do të prodhohet, transmeton Portalb.mk.

Thomas Mertens, personi i parë i komisionit gjerman për vaksinim, e përshkroi Sputnik si “vaksinë të mirë, e cila në një moment do të miratohet në Bashkimin Evropian”.

“Shkencëtarët rusë janë me shumë përvojë në zhvillimin e vaksinave. “Sputnik është konstruuar me shumë zgjuarsi”, tha Mertens.

Rusia u kritikua verën e kaluar pasi miratoi vaksinën Sputnik për përdorim të gjerë pas vetëm dy muajsh testime te njerëzit. Përderisa përballej me dënimet për burgimine disidentit Alexei Navalnyt, Rusia në mënyrë agresive promovonte vaksinën në tregjet joperëndimore.

Por rezultatet përfundimtare të provave klinike, të shpallura në numrin e shkurtit të magazinës Lancet, treguan se vaksina është e sigurt dhe ofron 92 për qind mbrojtje kundër kovid-19. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk e ka aprovuar ende vaksinën, megjithëse filloi ta analizonte atë më 4 mars, por disa vende në pjesën lindore të BE-së tashmë kanë filluar ta përdorin atë. Hungaria dhe Sllovakia ishin vendet e para të BE-së që porositën vaksinën ruse, ndërsa ka mundësi të pasohen Çekia, një nga vendet më të goditura në Evropë.

Nga korriku, vaksina mund të nisë të prodhohet edhe në BE, në qytetin italian Caponnоo pranë Milanos, pasi Fondi i investimeve direkte ruse nënshkroi marrëveshje me kompaninë farmaceutike italo-zvicerane “Adien”. Qeveria italiane thuhet se nuk ishte në dijeni të marrëveshjes, megjithëse tha se ishte një operacion i ligjshëm.

“Nëse rregullatorët arrijnë në përfundimin se vaksina është e sigurt, nuk më intereson nacionaliteti”, tha ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button