Një vit më parë, OBSH-ja shpalli pandeminë Kovid-19, përderisa në Maqedoni kishte vetëm nëntë të infektuar

Saktësisht një vit më parë, lufta kundër koronavirusit hyri në fazë të re, më serioze, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi. Kjo erdhi vetëm një ditë pasi Italia u bë vendi i parë në botë që u fut karantinë, ndërsa shpjegimi i OBSH-së për shpalljen e pandemisë ishte se numri i personave të infektuar në të gjithë botën në javët e fundit ishte rritur 13, transmeton Portalb.mk.

Deri në atë moment, në të gjithë botën ishin regjistruar 125.865 raste të koronavirusit dhe 4.615 vdekje. Më 11 mars, 2020, në Maqedoni, zyrtarisht ishin konfirmur nëntë raste të të infektuarve dhe akoma nuk kishte të vdekur.

Edhe pse shkencëtarët në ndërkohë zhvilluan disa vaksina kundër kovid-19, të cilat konsiderohen të sigurta dhe efektive, pandemisë nuk i shihet fundit dhe numrat po rriten përsëri në disa pjesë të botës, përfshirë Evropën Lindore dhe Qendrore, për shkak të përhapjes së llojit më të transmetueshëm britanik.

365 ditë më vonë, Maqedonia arriti numrin e 109.262 të infektuarve, përderisa kovid-19 mori 3.244 jetë njerëzish. Në nivel botëror, sipas të dhënave të Universiteti Xhon Hopkins, deri tani janë infektuar 118 milion njerëz, prej të cilëve 2.63 milion kanë vdekur. Prej tyre, pjesa më e madhe janë nga ShBA-të: pothuajse 30 milion të infektuar dhe 542.000 të vdekur, me normë prej 161.5 vdekjesh për 100.000 banorë.

Kina, nga ku filloi përhapja dhe e cila në ndërkohë arriti që ta vendos koronavirusin nën kontroll, ka 0.3 vdekje për 100,000 banorë, ndërsa në Evropë, më rëndë të goditura janë Çekia (210.7), Britania e Madhe (188.3) dhe Italia (166.8).

Ndërkohë më 26 shkurt Maqedonia shënoi një vit luftë me korona virusin që me paraqitjen e rastit të parë.

Vaksinimi kundër Covid -19 në vend filloi më 17 shkurt 2021, ndërsa në fazën e parë janë punonjësit shëndetësor të cilët punojnë me covid pacientë. Vaksinohen me mbi 8000 doza vaksina të Pfizer, e cila është marrë si donacion nga Serbia.

Akoma nuk dihet se kur do të fillojë imunizimi i përgjithshëm i popullsisë sipas Planit Nacional, pasi edhe përskaj që janë siguruar rreth 1 milion doza vaksina nga prodhues të ndryshëm, nuk ka datë konkrete për dërgesën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button