Zaev: Tentuam të siguronim vaksina nga Kina edhe përmes ‘Sinohydro’, e cila ndërton autostrada në vendin tonë

Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se Qeveria është përpjekur të sigurojë vaksina kundër kovid-19 përmes firmave private, por konsideron se nuk ka veprime të paligjshme ose qëllime të këqija, por se vetëm shfrytëzohen të gjitha kanalet e mundshme për sigurimin e vaksinave. Lidhur me paradhënien e kthyer nga Kina, ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme kineze nuk i pranoi porositë e bëra përmes kompanive private, duke shtuar se kishin ndihmë nga “PowerChina”, kompania amë e “Sinohydro”, e cila ndërton autostrada në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Unë thashë, na ndihmoi në të gjithë porosinë e ‘PowerChina’, e cila është komania amë e ‘Sinohydro’, që po ndërton rrugët në Maqedoninë e Veriut  dhe një kompani tjetër kineze për momentin dhe nuk po punon në infrastrukturë. U drejtuam përmes asaj firme, ‘PowerChina’ është një nga kandidatët, një nga nëntë kandidatët që kaluan për Çebren, kompani gjigande shtetërore në Kinë dhe, përveç ambasadës kineze, u përpoqëm edhe përmes asaj kineze që e kemi këtu, ndërsa ajo është kompania që punon këtu, “tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë një vizite në një objekt që është duke u ndërtuar në Shkup.

Zaev tha se në fund u vendos që të vazhdohet përmes Ambasadës Kineze, pra përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për të realizuar porosinë e 200.000 vaksinave nga “Sinofarm“.

“Porositë që I kemi bërë, në këtë rast me Kinën, janë me vërtetime dhe letra nga Sinofarm dhe normalisht me të gjithë dokumentacionet, të rregulluara siç janë. Janë sjellë të gjitha vendimet e nevojshme, por në fund u vendos që duhet të shkojmë përmes ambasadës kineze, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës që të mund të realizohej porosia prej 200.000 vaksinash. Në rastin e parë, kishim konfirmim nga Ministriakinese e Shëndetësisë, por sidoqoftë i respektojmë qëndrimet diplomatike të Kinës mike dhe prandaj porosia është përmes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës”, tha Zaev.

Kryeministri tha se, si në çdo vend, po bëhen përpjekje për të siguruar vaksinat përmes një duzine ndërmarrjesh private nga Austria, Britania e Madhe dhe Amerika, përveç kontakteve zyrtare përmes ambasadave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button