Ardit Nreca: Jennifer Lopez tha që ka një simpati të madhe për mua (VIDEO)

Filmat me vallëzim si “Step Up” janë gjithmonë motivues për të rinjtë të cilët kanë talent për të vallëzuar. Shumica e të rinjve fillojnë vallëzimin pasi që i shohin filmat е tillë. E njëjta ka ndodhur edhe me të riun 22-vjeçar nga Gjakova, Ardit Nreca. Ai në një intervistë për Portalb tregon se si pas një filmi me Jennifer Lopez, u motivua që të kërcente dhe kjo e çoi deri në një kontakt të drejtpërdrejtë me të. Për Arditin, Jennifer Lopez gjithmonë ka qenë një inspirim për vallëzim. Ai me vallëzim merret që në moshën 5-vjeçare dhe gjithmonë ka synuar që me vallëzimin e tij të njihet në mbarë botën.

“Në një vend të vogël si Kosova, mënyra më e mire për të depërtuar te njerëzit është përmes rrjeteve sociale. Unë vendosa që videot e mia duke vallëzuar t’i publikoj në Tik Tik, Instagram dhe Facebook. Deri më tani, të gjitha këto video janë pritur shumë mire nga të gjithë” u shpreh Arditi.

Jennifer Lopez para disa muajve publikoi këngen e saj të titulluar “In The Morning”, ndërsa Ardit Nreca përgatiti një koereografi dedikuar këngës së re. Jenifer Lopez pas disa ditëve filloi një sfide në Tik Tok me koreografinë e Arditit. Koreografia e Arditit shkoi anembanë botës dhe të gjithë i mësuan lëvizjet e tij!

“Në fillim e publikova videon në Instagram, por, më pas e fshiva për arsye se u dëshpërova, sepse e pash se nuk kishte asnjë reagim nga Jennifer Lopez. Më pas vendosa ta hedh videon në Tik Tok, ku pas një kohe shumë të shkurtër Jennifer e bëri like postin tim. Ishte një befasi shumë e këndshme, ku menjëherë veprova dhe e ripublikova në Instagram dhe menjëherë mora ftesë nga Jennifer për të më bërë follow. Jennifer Lopez u jep mbështetje gjithë fansave të saj, ajo menjëherë vendosi të bëjë një sfidë në rrjetet sociale me koreografinë time.” Tha Arditi.

Jennifer Lopez vazhdon të jet mbështetëse e Arditit, ajo vazhdimisht ia bën like çdo postimi që ai publikon. Madje, Arditi ka pasur kontakt me menaxherët e saj, të cilët i kanë treguar që ajo ka një simpati shumë të madhe për të. Ndërsa, nga ana tjetër, pas gjithë këtij suksesi që arriti Arditi, ai nuk mori vëmendje të mjaftueshme mes shqiptare. Ofertat për ndonjë vallëzim kanë qenë shumë të vogla.

This slideshow requires JavaScript.

Mesazhi që ai përcolli për të gjithë të rinjtë është:

“Duhet të merremi me vallëzim, qoft edhe si hobi. Duhet ti shfrytëzojmë rrjetet sociale, sidomos në këtë periudhë pandemie, ku korona po na zvogëlon mundësitë për ta shfaqur talentin. Ndërsa, rrjetet sociale janë një vend shumë i mire për ta shfaqur talentin tonë!”, e përmbylli Ardit Nreca.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button