Filloi ora policore në RMV, Spasovski: Do të dënohen të gjithë shkelësit e kësaj mase, s’ka përjashtime

Duke filluar nga sot në ora 22:00, Maqedonia e Veriut ka filluar me implementimin e masës restriktive të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në ora 05:00. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë masë, pa përjashtime, edhe pse sipas tij, kjo është masë që askush nuk do ta dëshironte, shkruan Portalb.mk.

Spasovski fillimisht falënderoi të gjithë pjesëtarët e policisë së RMV-së, të cilët sipas tij nga fillimi i pandemisë kanë qenë në vijë të parë të frontit për tu siguruar se masat e ekzekutivit po respektohen.

“Pjesëtarët e policisë së RMV-së, nga fillimi i pandemisë janë në linjë të parë të frontit në luftën me virusin korona, për tu siguruar që të gjitha vendimet e Qeverisë të cilat janë të bazuara në ligj të implementohen, me qëllim që të mbrohet shëndeti personal, i familjes dhe rrethit” deklaroi Spasovski.

Ai potencoi se masa restriktive e cila kufizon lirinë e lëvizjes së qytetarëve është diçka që askush nuk do ta dëshironte, megjithatë, sipas tij kjo është diçka e domosdoshme që pritet të stabilizoje situatën epidemiologjike në vend gjatë 14 ditëve në vijim.

“Tani kemi vendim për ndalesë të qarkullimit, sipas asaj që kam pa unë, të gjithë policët janë në teren për të zbatuar planin e Qeverisë së RMV-së, e dimë se kjo është masë restriktive, masë të cilën askush nuk e dëshiron, megjithatë është e pashmangshme në qoftë se dëshirojmë të ndalojmë shpërndarjen e Kovid-19. Pikërisht për këtë, duhet të gjithë të respektojmë këtë masë” tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Spasovki në mes të tjerash informoi se do të ketë sanksione për të gjithë personat të cilët nuk do të respektojnë këtë masë dhe që në mënyrë indirekte, do të rrezikonin shëndetin e qytetarëve në RMV.

“Për ata që nuk do të respektojnë këtë masë do të ketë sanksione, kjo duhet të jetë e qartë për gjithsecilin që planifikon të mos respektoje masat qeveritare dhe kështu të rrezikoje shëndetin e qytetarëve. Unë shpresoj që përmes respektimit të kësaj mase, së bashku do të ja dalim që gjatë 14 ditëve të fundit të ketë stabilizim të situatës epidemiologjike në vend. Jam i bindur që së bashku do ta fitojmë këtë virus” shtoi Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ditë më parë shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për faktin se javët e fundit ka më shumë të infektuar për shkak të transmetimit të virusit përmes tubimeve, por edhe mosrespektimit të masave të paraqitura për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe mos grupimit.

“Klinikat interne në Shkup janë në stand by dhe të gatshme të pranojnë Covid pacientë. Goditja ndaj spitaleve nuk është në gjendje që ishte në nëntor dhe ai është një dallim i madh. Është e vështirë të thuhet nëse do të vazhdojë ai trend, nëse do të mbahet një trend apo do të rritet vala. Ka mendime të ndara tek epidemiologët për këtë çështje. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm. Kjo do të vlejë dy javë, por gjithsesi e ndjekim situatën dhe është e mundur që të ketë ndryshime”, deklaroi sot Filipçe.

Analizat e Komisionit përcaktuan që për shkak të mosrespektimit të masave, do të ketë raste të reja të të infektuarish, por edhe rritje të numrit të të hospitalizuarve, prandaj Komisioni kosideron se një masë e tillë rigoroze do të ketë efekt.

Ndryshe, Presidenti Stevo Pendarovski më 18 mars 2020 shpalli gjendje të jashtëzakonshme në RMV.

Ora policore si masë kundër përhapjes së korona virusit u vendos më 22 mars. Ora e parë policore ishte nga ora 21 deri në 06.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button