Katër kandidatë për kryetar të LDK-së për zgjedhjet e 14 marsit

Në garën për të parin e partisë në LDK, deri më tani kanë shpallur kandidaturën katër kandidatë për deputet, transmeton Portalb.mk. Fillimisht kandidaturën e ka shpallur Anton Quni, pastaj Lumir Abdixhiku, ndërkohë sot kandidatura është shpallur edhe nga Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

“Të gjithë kemi përgjegjësi për Kosovën dhe LDK-në. Do kandidoj për kryetar të LDK-së më 14 mars. Kandidat vetëm dhe vetëm në kuti, pa matematika”, njoftoi Besian Mustafa, ministri në largim i bujqësisë.

Ai vlerësoi që LDK ka humbur shkëlqimin dhe madhështinë e saj, ashtu që është koha t’ia kthejnë.

“Sapo i kam përfunduar konsultat e fundit me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan e Anamoravë, me Degët dhe delegatët, të cilat i kam nisur para një muaji, dhe aty ua konfirmova se e pranoj kërkesën e kamotshme të tyre që t’i prijë partisë që i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”, njoftoi sot Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button