RMV, rritje e çmimit të shitjes për prodhimet industrial, ulje vetëm në katër reparte

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar janë regjistruar rritje e çmimit të shitjes për prodhimet industriale për 2.7 % në nivel vjetor, ndërkohë 3.4 % vetëm në tregun e jashtëm, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit janar 2021, indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 1.8% në nivel mujor dhe për 2.7% në nivel vjetor”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Enti sqaroi që vetëm në tregun e jashtëm, çmimi i këtyre produkteve është ngritur për 2.8 % në nivel mujor, apo 3.4% në nivel vjetor.

Rritje më e theksuar e çmimeve është regjistruar në Furnizime me energji elektrike, gaz, avull e ajër të kondicionuar (7.8%), Miniera dhe gurorë (4.6%), si dhe në Industrinë përpunuese në tregun e përgjithshëm (2.2%), në nivel vjetor.

Ulje është regjistruar në industrinë e prodhimit të letrës dhe produkteve prej saj (2.1%), shtypja dhe riprodhimi i mediave të regjistruara (0.5%), prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (1.1%), prodhimi i pajisjeve elektrike (0.3%), ndërkohë rritje më e madhe është regjistruar në prodhimin e automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmerimorkio (8.2%).

“Gjatë muajit janar 2021, çmimet e importit nga Departamenti i Koks-it dhe produktet e naftës së rafinuar (19), janë më të larta për 8.0% në nivel mujor dhe për 24.0% më të ulëta në nivel vjetor”, njoftojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button