fbpx

RMV, në ora 19:00 do të fillojnë ngjarjen prej sot në Teatrin Popullor

Ministria e Kulturës paralajmëroi që gjitha ngjarjet në Teatrin Popullor Maqedonas në ditët në vazhdim do të fillojnë nga ora 19:00, për shkak të orës policore, transmeton Portalb.mk.

“Teatri Popullor Maqedonas informon se performimet e shfaqjeve “Njësh në dhjetë” , “Shiriti i fundit i Krapit” dhe “Hyr, mos u zhvesh” të cilat janë në repertor, prej sot do të fillojnë në ora 19”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Arsye për caktimin e këtij orari, theksohet vendimi i djeshëm i Qeverisë që ora policore të fillojë prej sot në ora 22:00 deri në mëngjes në ora 05:00. Kjo do të vlejë çdo ditë deri më 22 mars, sipas vendimit të fundit të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button