fbpx

Presidenti Pendarovski u takua me ambasadorët e rinj të RMV

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i ka pranuar ambasadorët e rinj të Maqedonisë së Veriut të cilët janë para largimit në shtetet ku do t’i kryejnë detyrat e tyre diplomatike, njofton Portalb.mk.

Në takim kanë marrë pjesë, Sashko Todorovski, ambasador në Çeki, Goran Cekov në Japoni, Svetllana Geleva në Këshillin e Evropës, Biljana Stefanovska Sekovska në Australi, Beti Jançeva ambasador në Holandë, Dragan Jordanovski ambasador në Estoni, Lidija Boshkovska ambasador në Republikën Helene dhe Milaim Fetai ambasador në Kroaci.

Kryetari Pendarovski ambasadorët tanë i porositi që prej tyre pret fillimisht t’i mbrojnë interesat e Maqedonisë së Veriut.

“Pres që të jeni proaktiv në zbatimin e politikës së jashtme politike, në mënyrë përkatëse të veproni dhe përgjigjeni në sfidat e jashtme-politike. Juve ju ra privilegji të vazhdoni të punoni në reputacionin ndërkombëtar të shtetit”, theksoi presidenti Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button