Arbër Ademi do të jetë koordinator i ri i grupit parlamentar të BDI-së

Deputeti Arbër Ademi do të jetë koordinator i ri i grupit parlamentar të BDi-së. Këtë e ka konfirmuar për Portalb.mk vet ai.

Në pyetjen se a janë të vërteta informatat se ai do të jetë kryetar i grupit parlamentar të BDI-së, Ademi nëpërmjet një sms – porosie u përgjigj:

“Po e vërtetë është!”

Ademi vjen në vend të kolegut të tij, Izet Mexhiti i cili para disa ditëve dha dorëheqje nga pozita e grupit parlamentar të BDI-së.

Mexhiti njoftoi për këtë vendim nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Duke qëndruar denjësisht pas këtyre principeve kredibile, duke mbetur fuqishëm pas qëndrimeve personale, tani më shpesh të shprehura në opinion, se në subjektin të cilit i përkas prej në ditët e para të themelimit të tij si, po ndodhin zhvillime të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të jenë në favor të forcës më të madhe politike të shqiptarëve të RMV-së dhe që është edhe më e rëndësishme, as në favor të liderit të pakontestueshëm të shqiptarëve, kryetarit Ali Ahmeti, si dhe duke dëshiruar mos krijimin e hutisë edhe tek ndonjë kolegë i im në Kuvend, e nga ana tjetër, me intencë të dhënies së hapësirës veprimit tim për elaborim më të denjë të qëndrimit pas të cilit fuqishëm qëndroj, ju informoj se tërhiqem nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së”, shkruan Mexhiti.

Ai shkruan se do të vazhdojë të jetë gardian i politikave të kryetarit Ahmeti dhe botuesve të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button