Mediatizimi i figurës së gruas dhe diskursi gjinor

Diskursit gjinor padyshim që i nevojitet një trajtesë me analizë më serioze dhe të thellë, e cila do të ketë si referencë ato burime që synojnë të elaborojnë drejt dhe me objektiva më të larta angazhimin e gruas në shoqëri, të ruajnë dinjitetin, pozitën fisnike dhe të stimulojnë profesionalizmin me qëllim të krijimit të dinamizmave të reja shoqërore dhe kulturore.

Një filozofi femërore e ndërtuar mbi një liri të brendshme, me synim të një autonomie konstruktive, tejkalim të projektsoneve tradicionale që ngurtësuan veprimtarinë e saj dhe kuptim dinjitoz i praktikave.  E thotë shumë bukur Prof. Tarik Ramadan – Oxford University: “Në një kohë kur gratë shpesh janë të kufizuara në përfaqësime rreptësisht normative ose kryesisht estetike këtij reflektimi mbi thelbin (këtu aludon në modestinë shpirtërore, intelektuale dhe psikologjike) dhe kuptimit të kësaj modestie i vjen era protestash dhe çlirimi.

Rezistenca fillon në thellësi të tilla.” Pra duhet luftuar ata që detyrojnë gratë të qëndrojnë në shtëpi për arsye të tradicionalizmave ashtu si duhet luftuar ata që i dërgojnë gratë në shtëpi pas moshës 45 vjeçare për arsye estetike.

Në vigjilie të një kulture globale e cila imponon ide specifike dhe cenon moralin dhe pozitën e gruas duke transformuar atë në objekt mediatik, duke e cilësuar si faktor kryesor në rritjen e profitit të industrisë moderne si dhe duke e kufizuar atë me anë të diktaturave formaliste është shumë më se e nevojshme që ajo të kujdeset për veten, të përcaktoj prioritetet dhe të kundërshtoj çdo gjë që cenon integritetin e saj në shoqëri.

Nuk dua të thellohem në historinë e të ashtuquajturit “Phenomenon of consumerism” – Fenomeni i konsumerizmit i cili filloi të paraqitet në mesin e shekullit 18 në Europën veriperëndimore ku përkrah që ishte indikator i prosperitetit nacional me kohë ky fenomen filloi të dirigjoj kërkesat, krijoj dëshira të pangopshme dhe të transfmormoj një shoqëri të varfër nomade me vlera të larta religjioze dhe intelektuale në atë të pangopur dhe materialiste. E ashtuquajtura “İndustria e lumturisë” e pasur me 11 billion dollar sot kahëzon gruan, familjen dhe shoqërinë larg spiritualitetit, modestisë, humanitetit dhe përkujdesit për tjetrin. Këtu për të argumentuar fuqishëm se në qendër të konsumit të të mirave dhe shërbimeve qëndrojnë gratë e vërtetojnë edhe statistikat nga “Forbes” ku paraqitet se:

  • Gratë dirigjojnë 70-80 % të konsumit të përgjithshem
  • Blerësit kryesor të shtëpive të reja pas çifteve të martuara janë gratë beqare (18 % dyfishi i burrave beqare 8%)
  • 94 % e grave të moshës 15-36 vjeqare harxhojnë një orë për të blerë Online
  • 70 % e shpenzimeve të udhëtimeve ju takojnë grave

Këto janë vetëm disa nga statistikat më të thjeshtëzuara që sipas opininonit tim shfaqin haptazi varësinë e grave ndaj kësaj industrie, defokuson dhe degradon gruan ashtu që kontributin e saj të mos e dhuron aty ku më së shumti është e nevojshme.

Kultura populiste, gjuha mediatike, implementimet shoqërore dhe “vlerat” që përçojnë po krijojnë një vetëbesim falco, narracione dhe botëkuptime të gabuara mbi angazhimin, pozitën dhe rëndësinë e gruas në shoqëri. Sidomos objektifikimi i gruas në luftën mediatike ka dekoncentruar atë për të dhënë më të mirën në mjekësi, shkencë, ekonomi etj.

Në mesin e shumë punimeve empirike, hulumtimeve dhe konferencave mbi objektifikimin e gruas do të përmendja përfundimin e punimit të ashtuquajtur “Evidence that Objectification Causes Woman to be Perceived as Less Competent  and Less Fully Human” ku gjetjet janë në përputhje me traktatin filozofik të Nussbaum (1999) – ku objektifikimi i gruas nxitën të tjerët t’i përceptojnë ato si më pak kompetente dhe më pak njerëzore. (Këtu është marrë shembulli i Sarah Palin dhe Angelina Jolie)

Një shembull tipik tjetër do të ishte ngjarja e fundit ku modelja muslimane Somali-Amerikane me veshje hixhabi, Halima Aden hoqi dorë nga fama e modës dhe medias me deklaratën “Gjithçka binte ndesh me parimet e mia religjioze”.

Me këto parime religjioze nënkuptojmë kur tentohet të tërhiqet turpi prej një shoqërie, ku në vend të solidaritetit dhe modestisë mbizotëron individualizmi dhe pangopësia, imponimi konstant i dëshirave të reja së bashku me ato ideologji e rryma që nuk I flejnë as mendjes e as zemrës së njeriut.

Gruaja po iu kthye vetës, do t’i shemb këto padrejtësi përgjithmonë.

Shkruan: Emine Haxhiu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button