fbpx

Edhe pritja e futbollistëve në Islandë, përfundoi si video manipuluese për pandeminë

Videoja e shpërndarë në postimin në Facebook tregon një grup të madh tifozësh që mirëpresin ekipin kombëtar të Islandës, pas kthimit nga Kampionati Evropian i Futbollit – Euro 2016. Askush nuk mban maskë për një arsye të thjeshtë që videoja është regjistruar në 2016, atëherë kur nuk ishte pandemia e koronavirusit, shkruan Krithink.mk.

Vazhdon praktika e shpërndarjes së videove në Facebook, mbi të cilat shkruhet titull i rremë, pra një narrativë që nuk korrespondon me përmbajtjen e videos, dhe e gjithë kjo përdoret kundër masave për mbrojtje nga koronavirusit dhe për të keqinformuar qytetarët në lidhje me pandeminë. Kjo po ndodh derisa autoritetet shëndetësore po konsiderojnë shtrëngimin e masave kufizuese për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja të të infektuarve. Pas ndarjes së një video në të cilën mjeku Mariano Gonzalez shpjegon se si duhet të merret mostra nga hunda dhe në të cilën rrejshëm pretendohej, në fakt, mjeku pretendon se në këtë mënyrë dëmtohet barriera e trurit, personi prapa profilit të Mike Tyson në Facebook, kësaj radhe vazhdon me stilin e njëjtë, me një shënim të rremë edhe më të dukshëm në video materialin.

Videon që po e recensojmë është publikuar në këtë profil në Facebook më 3 mars 2021 me përshkrimin e mëposhtëm:

3 mars 2021. Islandë. Vendi i parë e dërgoi koronën në harresë. Vendi i parë që u hap plotësisht 100% për turizmin pa kufizime. Kjo ndodhi dje. Miliona në një vend. Ata nuk pranuan t’i binden psikopatit Gates.

Sigurisht, kjo është një gënjeshtër. Video tregon një grup të madh të qytetarëve, tifozë të futbollit. Askush nuk mban maskë për arsyen e thjeshtë se videoja është xhiruar në vitin 2016, kur nuk kishte pandemi të koronavirusit.

Videoja për herë të parë u publikua në seksionin sportiv të Veniti Feir.

Kombëtarja e Islandës është kthyer në shtëpi dhe është e mirëpritur nga tifozët pasi u eliminua nga kampionati Euro 2016, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar më 4 korrik 2016.

Çfarë po ndodh realisht në Islandë në momentin kur bëhet fjalë për turistët dhe udhëtimet? Të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë një formular elektronik para udhëtimit me informacione kontakti dhe një deklaratë të gjendjes shëndetësore.

Nga 15 janari, të gjithë pasagjerët në Islandë duhet të bëjnë testin Sars Kov 2 në vendkalim kufitar, të izolohen për pesë ditë dhe të bëjnë sërish test. Kjo është shtesë e testit të parë negativ, të bërë para nisjes për në Islandë.

Nga 19 shkurti i këtij viti, të gjithë udhëtarët për në Islandë duhet të paraqesin test negativ PCR. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe duhet të jetë në anglisht, suedisht ose gjuhën daneze. Certifikata duhet të paraqitet para se të hipni në fluturimin për në Islandë. Të gjitha rregullat e karantinës janë renditur këtu.

Mos i merrni udhëtarët nga aeroporti, ata do të qëndrojnë në karantinë deri në të paktën testin e dytë negativ, thuhet në uebfaqen për Kovid-19 në Islandë.

Gjithashtu, ekziston edhe kufizim efektiv për mbledhjeve publike.

Kjo nuk korrespondon aspak me atë që Mike Tyson postoi në profilin e tij në Facebook – gjoja hapjen e Islandës për turistët dhe gjoja dërgimin e koronavirusit në harresë.

Publikimi i videove të tilla në kontekstin e krizës së koronës është i rrezikshëm, manipulues dhe i çon qytetarët në përfundime të gabuara se pandemia ka mbaruar dhe se vetëm në Maqedoninë e Veriut ka koronavirus, ndërsa bota po lirohet. Sigurisht, kjo është plotësisht e pavërtetë.

Mësimi nga ky manipulim ku videoja prezantohet në mënyrë të rrejshme, është se duhet të besoni në çdo përshkrim, por të kontrolloni detyrimisht videon, dmth ta shikoni atë plotësisht. Edhe nëse materiali video ka shumë shikueshmëri, shumë shpërndarje, shumë reagime, nuk do të thotë që përshkrimi është pasqyrim për të vërtetën. Ka profile Facebooku në Maqedoni që postojnë vazhdimisht përshkrime të tilla të rreme të videos për muaj me radhë.

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button