fbpx

Gjyqtarja Besa Ademi e dha betimin për kryetare të Gjykatës Supreme (VIDEO)

Kryetarja e zgjedhur e Gjykatës Supreme, sot e dha betimin solemn para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe me këtë u shpall edhe zyrtarisht kryetare e gjykatës më të lartë në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Ademi u zgjodh për kryetare të Supremes më 12 shkurt të këtij viti, pasi që Këshilli Gjyëqsor votoi me 12 vota “për” dhe 1 “kundër”. Në garë ishin edhe dy gjyqtarët suprem, Xhemali Saiti dhe Lidija Nedellkova, e cila u shkarkuan nga detyra e gjyqtares për keqpërdorim të sistemit “AKMIS”, pak pas përfundimit të garës.

Ademi, edhe paraprakisht ka konkurruar për këtë pozitë, por e humbi mundësinë në vitin 2017-të nga kundërkandidati i atëhershëm Jovo Vangellovski. Por, rrugët e tyre u kryqëzuan pas tre viteve, në mars të vitit 2020, kur Besa Ademi udhëhiqte me Këshillin në Supreme, i cili e konfirmoi shkarkimin e Vangellovskit.

Ademi ka lindur më 23.01.1964 në Shkup ku edhe jeton aktualisht. Ka diplomuar në fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1990. Provimin e jurispodencës e ka dhënë në Shkup më 08.04.1993. E njeh gjuhën angleze dhe është anëtare e Komisionit për Provim të Jurispodencës.

Ademi Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si praktikant-vullnetar në Gjykatën e atëhershme të Qarkut të Shkupit, a prej 08.02.1994 ka qenë bashkëpunëtor profesional në të njëjtën gjykatë. Në periudhën prej 09.12.1999 deri në 14.06.2004 ka punuar si zëvendës i Avokatit të Shtetit. Më 15.06.2004 është zgjedhur për gjykatës në Gjykatën e Apelit ku ka vepruar për lëndët në sektorin civil. Më 07.07.2009 është zgjedhur për gjykatës suprem.

Ademi vjen në vend të u.d. Arsllanit, i cili prej më 10 shtator të vitit 2019-të, e mban këtë post pasi që u shkarkua nga detyra ish kryetari Jovo Vangellovski për punë joprofesionale dhe të papërgjegjshme në shërbim. Në mbledhjen e njëjtë është shkarkuar edhe gjykatësja supreme Rahillka Stojkovska – që të dy për shkak të vendimit që e miratuan, e me të cilin e anuluan paraburgimin për Sead Koçan, i akuzuar në rastin Trust dhe i mundësuan atij të mos shkojë në paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button