Prokuroria me 133 prova kundër Jovanovskit në lëndën “Lidhja Ndërkombëtare”

Me prezantimin e provave sot në Gjykatën Penale të Shkupit, vazhdoi gjykimi për rastin “Lidhja Ndërkombëtare. Prokurorja ivana Trajkovska, sqaroi se me nxjerrjen e këtyre 133 provave mbaroi procedura e prezantimit të provave materiale nga ana e Prokurorisë, njofton Portalb.mk.

I akuzuari Bojan Jovanovski, në lidhje me materialet e nxjerra, tha se bëhet fjalë për prova të cilat assesi nuk mund ta arsyetojnë akuzën për larje parash, apo për armëmbajtje pa leje.

Për rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, e themeluar nga Bojan Jovanovski, nëpërmjet të së cilës sipas akuzës kanë qenë të mashtruar biznesmenë për gjoja do të ndërtohen qendra për persona të moshuar, të akuzuar janë edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Mandiq-Ercegoviq.

Jovanovski është i akuzuar për mashtrim dhe larje parash. Remenski për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq për ndihmë në mashtrim dhe larje parash, Mile Jovanovski për ndihmë në larje parash dhe për për armëmbajtje pa leje. Si person juridik është edhe organizata “Aleanca Ndërkombëtare”.

Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PSP Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button