Mexhiti: Grubi ka më shumë funksione sesa ka kapacitet

Duke komentuar dorëheqjen nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti në intervistën e mbrëmshme për “Alsat” tha se bashkëpartiaku i tij Artan Grubi u përpoq të spinojë, se një gjë e till nuk ka asnjë lidhje me pikëpamjet brenda partisë dhe se dikush donte të marrë përsipër partinë, njofton Portalb.mk.

Mexhiti tha se dorëheqja nuk është për shkak të interesave për funksion më të lartë ose grindjeve personale me Grubin, por se ka shprehur pakënaqësinë e qytetarëve, ndërsa u tërhoq nga pozicioni i tij që të mos ndikojë mbi deputetët e tjerë të BDI-së pasi ka qëndrime pak më të ndryshme ndaj çështjeve të caktuara.

Duke folur për Grubin, Mexhiti tha se problemi është se ai ka marrë më shumë përgjegjësi sesa ky kapacitet.

“Ai (Grubi) momentalisht ushtron pozicionin e sekretarit organizativ në organizatë që nuk e jeh mirë. Me dorëheqjen e Atila Rexhepit ushtron jozyrtarisht edhe postin e sekretarit gjeneral, edhe të shefit të kabinetit edhe të zëvendëskryeministrit të parë edhe kontrollon mediat për vetë-promovim për të sulmuar bashkëpartiakët të cilët mendojnë pak më ndryshe. Ai merre me Forumin e Gruas, ai merret me Forumin rinor, me çështjet kadrovike. Në popull nuk ka kaluar mirë në vitin 2016 dhe në zgjedhjet e tjera, në strukturat partiake në këshilla vendor i ka humbur zgjedhjet, në kryesi të partisë është “kooptu”, pra nuk është zgjedhur, kështu që mendoj se është një eksperiment i madh që t’i besohen gjithë këto funksione dhe të thonë se si do të duket BDI”, tha Mexhiti.

Duke komentuar dorëheqjen e Mexhitit, paraprakisht zëvendës Kryeministri Artan Grubi tha se ai ishte vendim i tij personal dhe se e respekton atë. Ai nuk donte të komentonte për përplasjet në parti dhe kujtoi deklaratën e liderit Ali Ahmeti pas takimit të fundit të Komitetit Qendror në të cilin ranë dakord që të gjitha çështjet janë zgjidhur dhe se duhet t’i mbështesin politikat e partisë.

Ndryshe, gjatë periudhës së kaluar në BDI ka pasur debat të ashpër për zgjedhjet kadrovike në qeverinë e re. Disa degë të kësaj partie kanë qenë të pakënaqura me ndarjen e resorëve. Dega e Çairit dhe Sarajit kanë kundërshtuar emërimin e sekretarit të përgjithshëm, Artan Grubi për zy/kryeministër të parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Bujar Osmanit për ministër të Punëve të Jashtme. Ndërsa dega e Strugës dhe ajo e Likovës kanë kërkuar poste ministrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button