Personat e vaksinuar ose që kanë test negativ për Kovid-19 do të mund të udhëtojnë këtë verë në Greqi

Personat të cilët janë vaksinuar, kanë antitrupa ose një test negativ të koronavirusit do të mund të udhëtojnë në Greqi këtë verë, tha Ministri grek i Turizmit Hari Theoharis, njofton Portalb.mk.

Turizmi është një nga burimet kryesore të të ardhurave për ekonominë greke, prandaj është ndër vendet që më së shumti i bëjnë presion Brukselit që të fusë certifikata vaksinimi. Theoharis thotë se Greqia planifikon të fillojë sezonin e saj të verës në mes të majit.

“Greqia është e gatshme për verën vitit 2021 me një protokoll të plotë. Turistët do të jenë të mirëpritur nëse para ardhjes janë vaksinuar, kanë antitrupa ose test negativ të koronavirusit para mbërritjes. Turistët gjithashtu do të testohen sipas zgjedhjes së rastësishme,” tha Theoharis në një fjalimi në panairin tregtar ITB në Berlin.

Greqia ka futur karantinë në disa pjesë të vendit, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit pasi rritja e numrit të rasteve të reja, në mënyrë të konsiderueshme i bënte presion sistemit shëndetësor. Sot, janë regjistruar 3.215 raste të reja, më së shumti në fillim të vitit, si dhe 46 vdekje nga covid-19. Situata është më e vështirë në rajonin e Atikës, ku janë mbushur 90% e kapaciteteve spitalore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button