A janë kufjet Bluetooth më të sigurta se kufjet klasike?

Studimet e fundit të ‘Institutit Kombëtar të Mjedisit dhe Shkencave Mjekësore ( N.I.E.M.S)‘ në SH.B.A kanë dalë në përfundimin se kufjet që lidhen me smartfonët nëpërmjet valëve( bluetooth) e rrezikojnë shumë herë më pak shëndetin e përdoruesve të tyre krahasuar me kufjet tradicionale (klasike), transmeton PCWorld Albanian.

Kjo ka të bëjë me valët elektromagnetike(EMR) që vetë telefonat përçojnë  në mjedis, rrezatimi i të cilave e dëmton shëndetin e njerëzve dhe shkakton probleme të brendshme të cilat prekin trurin dhe organet e tjera jetike. Ato, kanë aftësi të shkaktojnë dëme në afatgjatë edhe në ADN-në brenda qelizave.

Këto valë të padukshme janë të pashmangshme por përgjatë studimit u vu re se kufjet e Bluetooth-it emetonin 40-100 herë më pak valë EMR pavarësisht sasisë së valëve elektromagnetike që prodhonte telefoni me të cilin ato ishin lidhur, gjë që nuk ndodh me kufjet tradicionale.

Në fund, duhet përmendur që shkencëtarët janë ende në studim të kësaj çështjeje dhe deri  tani evidencat pohojnë atë që shpreh dhe studimi por gjithsesi  sa më pak të përdoren pajisjet me rrezatime të këtij lloji, aq më të sigurt do të jemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button