Bonusi për punonjësit mjekësor, ora policore, Treska, Kodra e Diellit, disa nga vendimet që i mori Qeveria

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 51-të, ku miratoi vendimin për sigurimin e mjeteve për bonus për punonjësit mjekësor për periudhën nëntë mujore, transmeton Portalb.mk.

Në mbështetje të luftës së tyre kundër Kovid-19, Qeveria do të ndajë 7.7 milionë euro për të paguar bonuset e parapara për punonjësit shëndetësor, për periudhën nga prilli deri në dhjetor të vitit 2020. Mjetet tjera gjithashtu do të përdoren për furnizimin e qendrave shëndetësore rajonale dhe blerjen e vaksinave.

Në këtë seancë gjithashtu u miratua Agjenda “Evropa shtëpi”, ndërkohë u miratua edhe propozimi për orë policore prej orës 22:00 deri në ora 05:00, çdo ditë prej 10 deri 22 mars. Udhëtarët për transport ndërkombëtar, biletat e aeroplanit llogariten si leje për qarkullim. Lejet e vjetra për qarkullim në orën policore, do të vlejnë edhe tani.

Mjetet për transport të udhëtarëve dhe mjeteve nëse lëvizin gjatë kohës së orës policore, duhet që brenda tre orëve të kalojnë nga njëra pikë kufitare në tjetrën. Qeveria ka vendosur gjithashtu masa reciproke për shtetet që kërkojnë teste PCR për qytetarët që e kalojnë kufirin.

“Qeveria e RMV-së sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe vendosi për vazhdimin e procedurën për themelimin e Zonës turistike zhvillimore “Saraj-Liqeni Treska”, njoftojnë nga Qeveria. Gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për gjetjen e zgjidhjes për Qendrën për skijim në Kodrën e Diellit, dhe mundësinë që Elem Turs të funksionojë e pavarur në kuadër të Qeverisë.

Qeveria miratoi propozim-ligjin për tatimin e të ardhurave personale, propozuar nga Ministria e Financave, propozim që do të vazhdojë në Kuvend me procedurë të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button