RMV, deri më 15 shtator të rinjtë mund të aplikojnë për bursa vjetore e mujore për vitin akademik 2021/22, nëse do të studiojnë jashtë vendit

Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut mund të aplikojnë në Konkursin për bursa që mundësojnë studime jashtë vendit për vitin akademik 2021/22 për të gjitha ciklet e studimeve, transmeton Portalb.mk.

“Afati për paraqitjen e kandidatëve për të shfrytëzuar bursën për studime në ciklin e parë jashtë vendi është deri më 15.09.2021”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Bursa vjetore për studentin e ciklit të parë është deri 40 mijë dollarë, bileta kthyese dhe bursa mujore, që lëvizin nga 37 mijë deri 52 mijë denarë. Mbështetje të tillë financiare do kenë mundësi të shfrytëzojnë edhe të rinjtë për ciklin e dytë.

Të rinjtë që e kanë kryer ciklin e parë të studimeve me sukses më të lartë se 8.5, kanë mundësi të shfrytëzojnë bursën për ciklin e dytë. Ata kanë të drejtë gjithashtu deri më 15 shtator të paraqiten për të shfrytëzuar këtë mundësi.

Mesatare prej 8.5 e më lartë në ciklin e dytë, duhet të kenë edhe të rinjtë që duan të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve si dhe të kenë të publikuar tre punime shkencore në tre vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button