Sonte do të fillojnë ndeshjet vendimtare për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve

Në kuadër të ndeshjeve për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga ora 21:00, do të zhvillohen dy ndeshje kthyese, transmeton Portalb.mk.

Juventus-RPorto dhe Borusia Dortmund-Sevilla janë dy ndeshjet që do të nxjerrin ekipin që do të kualifikohet në ¼ e finales. Në ndeshjen e parë Juventusi humbi me rezultat 2-1, derisa Dortmund kishte fituar me rezultat 3-2.

Nesër në kohë të njëjtë do të fillojnë edhe dy ndeshje tjera:

PSG-Barcelona

Liverpul-Leipzing

Javën e ardhshme, gjithashtu të martën dhe të mërkurën, do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera kthyese në kuadër të kësaj xhiro:

Mançester Siti-Borusia M

Real Madrid-Atalanta

Bajern M-Lazio

Çelsi-Atletiko M

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button