(Foto) Nxënësit e Podgorcës nderojnë figurën e Nuri Mazarit

Nxënësit e shkollës fillore “Iljaz Podgorci” nga fshati Podgorcë i Strugës, nderuan figurën dhe veprën e Nuri Mazarit – Komandant Strugës, duke vizituar memorialin e tij në varrezat e fshatit Dollogozhdë, njëkohësisht edhe vendlindja e komandant Strugës.

Nxënësit nga Podgorca të shoqëruar nga prindërit e tyre gjithashtu vizituan edhe familjen i ish ushtarit të UÇK-së duke çmuar veprën e Nuriut në interes të çështjes kombëtare shqiptare.
Babai i Nuri Mazarit, Nazim Mazari theksoi se ndihet tepër krenar dhe falënderues ndaj nxënësve të fshatit Podgorcë të cilët nuk e harrojnë kontributin e djalit të tij për çështjen kombëtare.

“Është një emocion dhe krenari e madhe që të shoh këtu këto djem dhe vajza të reja të cilët nderojnë veprën e djalit tim. Këto janë e ardhmja e kombit shqiptar dhe ajo për të cilën djali im Nuri Mazari ka luftuar. Ndihem shumë mirënjohës ndaj këtyre nxënësve dhe prindërve të tyre që sot janë prezent dhe na dhurojnë këto emocione” us hpreh Nazim Mazari, babi I komandant Strugës.

 
Kujtojmë se nxënësit e shkollës fillore “Iljaz Podgorci” nga fshati Podgorcë i Strugës ndjekin mësimin paralel dhe me vetëfinancim në fshatin e tyre, ngase ministria e arsimit nuk e sheh të arsyeshme që në këtë fshat të hapet paralele në gjuhën shqipe, me arsyetimin se nuk i plotëson kushtet numri i nxënësve të interesuar për të ndjekur mësimin në shqip. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button