Berisha “harron” Komisionin hetimor të 21 janarit

Në një kohë kur Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm tre ish-gardistët për vrasjen e demonstruesve të 21 janarit, ende është në proces një tjetër hetim i nisur për këtë ngjarje.

Mazhoranca do të miratonte vetëm dy ditë pas tragjedisë ku mbetën të vrarë 4 demonstrues ngritjen e një komisioni hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë, por edhe sot asnjë vendim nuk është marrë prej këtij komisioni. Në pamundësi për të zhvilluar mbledhje normale dhe për të përfunduar me sukses punë,

Kuvendi është detyruar që ta shtyjë 5 herë mandatin e komisionit hetimor. Në dhjetor të këtij viti, hetimi parlamentar zgjatet gjer në fund të kësaj legjislature. “Me vendimin nr. 50/2012 afati shtyhet deri në përfundim të mandatit të Kuvendit”, thuhet në vendimin e Kuvendit të marrë vetëm me pëlqimin e demokratëve. Grupi parlamentar demokrat do të ngrinte një institucion paralel me prokurorinë, gjykatat dhe Shërbimin Informativ.

Por, tashmë të gjithë personat e dyshuar për ato ngjarje janë liruar. Me amnistinë e Kuvendit për 100-vjetorin e pavarësisë, Prokuroria e Përgjithshme vendosi pushimin e hetimeve për deputetët socialistë, të cilët po hetoheshin për organizimin e demonstratës së 21 janarit. Tre deputetët socialistë të hetuar për demonstratën e 21 janarit u dyshuan për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme. Pas heqjes së imunitetit me autorizim të Kuvendit, deputetët Doshi, Balla e Baraj u vendosën zyrtarisht nën akuzë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button