Protesta për “Monstrën”, Komiteti i Helsinkit: Të dënohen protestuesit e dhunshëm dhe policët që i tejkaluam autorizimet

Komiteti i Helsinkit (KH) për të drejta e njeriut në Maqedoninë e Veriut, ka dalë me raport në lidhje me protestën e 26 shkurtit në Shkup kundër aktgjykimit për rastin “Monstra”. Ata kërkojnë që Prokuroria t’i ndëshkojë protestuesit e dhunshëm, zyrtarët policorë që i kanë tejkaluar autorizimet e tyre, por edhe ata që i kanë sulmuar gazetarët dhe që i kanë penguar ta kryejnë punën e tyre, njofton Portalb.mk.

KH-ja nëpërmjet raportit e tregoi rrjedhën e ngjarjeve të protestës për rastin “Monstra”, ndërkaq në fund dha rekomandime konkrete:

  1. Prokuroria Themelore në koordinim me Ministrinë e Punëve të brendshme, t’i gjejë dhe arrestojë të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin, pa dallim nëse bëhet fjalë për pjesëmarrës të dhunshëm në protestë ose profil aktiv në rrjetet sociale që shpërndajnë urrejtje ndëretnike. Pas kompletimit të provave, kundër këtyre personave duhet të ngritën akuza përpara gjykatave përkatëse pasi që këto persona fizik janë kryerës të dhunës dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike, a jo tërë komunitetet etnike.
  2. Sektori për Kontroll të Brendshëm, në Ministrinë e Punëve, duhet të hapë procedura interne për të hetuar sjelljen e zyrtarëve policorë, të cilët, dukshëm nga incizimet e protestave, i kanë tejkaluar autorizimet e tyre, pasi që ndaj protestuesve të qetë kanë përdorur fuqi joproporcionale. Njëkohësisht duhet të hetohen edhe zyrtarët policorë të cilët i kanë ndaluar gazetarët në protestë që të informojnë lirshëm dhe objektivisht, duke e pasur parasysh faktin se është kryer trysni ndaj gazetarëve konkret që të fshihet materiali i incizuar.
  3. Në detaje të hetohet nëse të gjitha sulmet e gazetarëve dhe personave që kanë raportuar në protestë, pa dallim se nga kush janë sulmuar, të gjenden kryerësit dhe të ngritët akuzë për personat përgjegjës.

Sipas KH-së, patjetër duhet të ndërmerren këto masa me qëllim që të dërgohet porosia që të mos përsëritet ngjarja.

“E gjithë kjo është e domosdoshme që të dërgohet porosia te të gjithë shkelësit e ardhshëm të ligjeve se nuk do të kalojnë të pandëshkuar. Mosndëshkueshmëria i motivon edhe një pjesën tjetër të pjesëmarrësve  që të sillen si huliganë, po motivon edhe një pjesë të zyrtarëve policorë në vend që të jenë mbrojtës të rendit dhe qetësisë publike, të bëhen dhunues dhe tejkalues të kompetencave ligjore”, thonë nga KH.

Ndryshe, pavarësisht pretimeve të MPB-së, deri më tani nuk ka ndonjë njoftim nga ana e tyre se kanë “kapur” ndonjë zyrtar të tyre që i ka tejkaluar kompetencat ligjore, gjegjësisht përdorimit të tepruar të forcës gjatë protestës.

Nga ana tjetër, Prokuroria Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë deri te Gjykata Penale e Shkupit kundër shtatë personave për “dhunë” nda zyrtarëve policorë.

Sipas prokurorisë në protestën e 26 shkurtit për rastin “Monstra”, personat e akuzuar e kanë gjuajtur policinë me gurë dhe gjësende të forta.

“Me veprim të përbashkët kanë kryer dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe personave tjerë. Ata bashkërisht kanë gjuajtur ndaj policisë, gurë, pllaka bekatoni, shufra hekuri dhe mjete tjera, në përpjekje që ta thyejnë kordonin policorë. Si rezultat i kësaj, kanë marrë lëndime të rënda trupore 11 policë dhe një gazetar i pranishëm në ngjarje”, thonë nga Prokuroria.

“Me veprim të përbashkët kanë kryer dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe personave tjerë. Ata bashkërisht kanë gjuajtur ndaj policisë, gurë, pllaka bekatoni, shufra hekuri dhe mjete tjera, në përpjekje që ta thyejnë kordonin policorë. Si rezultat i kësaj, kanë marrë lëndime të rënda trupore 11 policë dhe një gazetar i pranishëm në ngjarje”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Kodit Penal, personave në fjalë u kanoset burg prej tre muaj deri në 5 vjet

Të gjithë të akuzuarit, Prokuroria i përndjek sipas nenit 385, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime me burg për prej tre muaj deri në pesë vjet.

Neni 385 i Kodit Penal
Neni 385 i Kodit Penal

Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale

Neni 385

  • Paragrafi 1: Ai që do të marrë pjesë në turmë që me veprim të përbashkët do të kryejë dhunë ndaj personave ose do të dëmtojë ose do të shkatërrojë pronë me vlerë më të madhe, do të dënohet me gjobë në para ose me burg deri në tre vjet.
  • Paragrafi 2: Nëse gjatë veprimit të turmës ndonjë person privohet nga liria ose do të marrë ndonjë lëndim të rëndë trupor ose do të bëhet ndonjë dëm me përmasa më të mëdha, pjesëmarrësi në tumë për vetë pjesëmarrjen, do të dënohet me burg prej tre muaj deri në pesë vjet.
  • Paragrafi 3: Udhëheqësi i turmës do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet.

30.07.2014: Tre vite burg për 6 protestuesit për “Monstrën”

Në vitin 2014-të, në protestat kundër vendimit të gjykimit të parë gjithashtu u mbajtën protesta të ashpra. Asokohe u dënuan 6 persona me nga tre vjet burg. Të gjithë gjashtë personat akuzoheshin për veprën e njëjtë penale sikur tani “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

PËR MË SHUMË LIDHUR ME TEMËN LEXO: DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button