Tetovë, kushtet mesjetare te “Lagjja e Studentëve” nuk janë në prioritetin e dy mandateve të kryetares Arifi

“Lagjja e studentëve” në Tetovë aktualisht po përballet me kushte mesjetare, edhe pse është shumë afër dy universiteteve, në këtë lagje rruga nuk është e rregulluar, ka mbeturina në secilin cep, nuk ka ndriçim publik edhe pse gjatë natës është e mbushur me qenë endacak dhe përdorues të drogës. Lum Krasniqi erdhi nga Prizreni i Kosovës për të studiuar në Tetovë, megjithatë, kushtet në këtë lagje po ja pamundësojnë jetesën normale, ai thotë se shpeshherë ndjehet i rrezikuar gjatë natës të lëshojë banesën, edhe pse ka punë për të kryer, shkruan Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një ndër lagjet që banohet kryesisht nga studentë të huaj por jo vetëm, e njëjta është e lënë pas dore nga autoritetet komunale për dy mandate radhazi të kryetares Teuta Arifi, dhe nuk do të realizohet as këtë mandat, edhe pse Portalb.mk ndër vite shkruan për kushtet me të cilat hasen çdo ditë banorët e lagjes.

Kjo është gjendja aktuale e kësaj lagje:

"Lagjja e Studentëve", Tetovë.
“Lagjja e Studentëve”, Tetovë.
"Lagjja e Studentëve", Tetovë.
“Lagjja e Studentëve”, Tetovë.

Lum Krasniqi është student i vitit të parë në Fakultetin e MjekësisëUT, ai erdhi nga Kosova për të studiuar dhe të shijojë jetën studentore, megjithatë, kjo e fundit po i pamundësohet për shkak të kushteve jo të mira në lagjen ku ai banon.

Studenti Krasniqi në një deklaratë për Portalb.mk potencoi se gjendja e kësaj lagjeje është shumë e rëndë, ai theksoi se sidomos në kohën kur ka shi dhe borë, vendi bëhet thuajse i pakalueshëm dhe kundërmon aromë jo e mirë.

Lum Krasniqi, student.
Lum Krasniqi, student.

“E kemi shumë problem që të kalojmë rrugën këndej, fakultetin e kemi 2-3 minuta afër dhe jemi të detyruar që çdo ditë të kalojmë këtu për të shkuar në fakultet dhe siç po shihet rruga është thuajse e pakalueshme sepse nuk është e rregulluar. Ka mbeturina, sidomos kur ka shi dhe borë, këtu vendi është i pakalueshëm. Prej mbeturinave nganjëherë edhe kundërmon vendi për shkak të erës së keqe” tha Lum Krasniqi, student në Tetovë.

Edhe pse ai po i bën një vit në Tetovë, ky student thotë se asnjëherë nuk ka pa ndonjë kamion apo punonjës nga Komuna e Tetovës të vijë për të pastruar të paktën mbeturinat, Lumi tha se këta mbeturina çdo ditë po shumohen.

“Për këtë kohë sa jemi duke jetuar këtu, jo nuk kemi parë, këta mbeturina gjithmonë kanë qenë këtu dhe vazhdimisht po shumohen, nuk po largohen dhe e kemi problem edhe natën të kalojmë rrugën këndej sepse nuk ka ndriçim publik dhe është terr për shkak se këtu edhe jetojnë qen endacak dhe kemi frikë të kalojmë këtu, janë të rrezikshëm për neve. Shpesh herë edhe kur kemi ndonjë punë natën, detyrohemi të qëndrojmë në shtëpi për shkak të qenve endacak” tha studenti, Lum Krasniqi.

Për kryetaren e Komunës së Tetovës, gjatë dy mandateve të saja kjo lagje nuk ka qenë prioritet dhe planifikon që të mbylle mandatin e dytë duke mos e rregulluar të njëjtën. Zëdhënësi i kësaj komune tha edhe pse ekziston plani për rregullimin e lagjes, e njëjta nuk do të realizohet këtë vit.

“Është bë plani për atë lagje, megjithatë, nuk besoj se do të realizohet këtë vit” tha zëdhënësi i Komunës së Tetovës për Portalb.mk.

Ndryshe, për të njëjtën lagje Portalb.mk alarmoi edhe vitin e kaluar, nga atëherë deri sot nuk është ndërmarrë asnjë masë për rregullimin e të njëjtës edhe pse mbeturinat në këtë lagje sa vijnë e shtohen ndërsa studentët vazhdimisht ankohen, për shkak se shumica e banesave të cilat jepen me qira, janë të lokalizuara pikërisht aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button