Tetovë, policia mbylli një lokal në të cilin u gjetën 13 persona, pronari u privua nga liria

Policia e Tetovës, dje ka mbyllur një objekt në magjistralen Tetovë-Shkup, për shkak të mosrespektimit të protokolleve shëndetësore për mbrojtje ndaj koronavirusit, gjegjësisht lokali ka punuar pas orarit të lejuar. Ndërkohë është privuar nga liria pronari i lokalit, njofton Portalb.mk.

“Më datë 08.03.2021 në ora 21:50, policët nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në magjistralen Tetovë-Shkup, ku është konstatuar se nuk është respektuar orari i punës, përkatësisht 13 persona-mysafirë, u gjetën në objekt”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Nga MPB-ja informojnë se objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, dhe pronari i objektit V.T. (30) nga Tetova është privua nga liria dhe dërguar në stacion policor.

“Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore në kohë epidemie”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ndërkohë, edhe pse me protokollet shëndetësore, mbledhja e më shumë se katër personave është e ndaluar, shkelja e protokolleve shëndetësore për orarin e punës së objekteve hotelerike është shkelur disa herë, duke organizuar edhe dasma deri në 300 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button