RMV, projektligji për ndryshimet në Ligjin për shtetësinë sot para deputetëve

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë, në procedurë të përshpejtuar, në lexim të dytë, i paraqitur nga një grup deputetësh, sot është në rendin e ditës të njërës prej disa seancave të shpallura sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk

Projekt-ligji u paraqit nga deputetët Zijadin Sela, Skender Rexhepi, Surija Rashidi, Safije Sadiki Shaini, Abdullah Saliu, Elmi Aziri, Halil Snopçe, Ilire Dauti, Atnan Neziri, Artina Qazimi, Husni Isma dhe Afrim Gashi.

Siç është njoftuar, deputetët duhet të diskutojnë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftim, me procedurë të shkurtuar.

Projektligji për ndryshimet në Ligjin për Shërbimet e mediave audio dhe audiovizive, me procedurë të shkurtër, është në rend dite të seancës së sotme të 26-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në rend dite të seancës janë edhe Projektligjin për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe Projektligjin për rishikimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurat gjyqësore, në lexim të parë.

Është shpallur edhe diskutim mbi Draft strategjinë për zhvillimin rajonal 2020 – 2030.

Në njërën nga seancat e sotme parlamentare do të diskutohet Projektligji për borxhin e Republikës së Maqedonisë me hua e huasë në Bankën ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes së Huasë për financimin e Projektit të efikasitetit energjetik në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar .

Deputetët pritet të diskutojnë edhe për Projektligjin për borxhin e Republikës së Maqedonisë me huasë në  Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e projektit “Futje e transportit me autobus me shpejtësi të lartë në Qytetin e Shkupit”, si dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Bankën Maqedonase për nxitjen e zhvillimit, procedurë e shkurtuar.

Ndër pikat e tjera në rendin e ditës të seancave janë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për armët, projektligji për ndryshimin e ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik dhe paqes, si dhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të gjitha në leximin e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button