fbpx

Nëse keni humbur nuhatjen për shkak të COVID-19, një mjek zbulon se si mund ta ktheni atë përsëri

Shqisat e nuhatjes, shikimit, dëgjimit, shijes dhe prekjes na lidhin me botën në të cilën jetojmë, me vetë jetën. Shqisat gjithashtu shoqërohen me emocione, kështu që humbja e ndjenjës së nuhatjes pas infektimit me koronavirusin e ri është një problem i madh, shkruan Panacea.mk.

Disa pacientë kanë rifituar ndjenjën e tyre të nuhatjes ndërkohë, por aromat e tyre të preferuara tani janë të ndryshme, madje edhe të pakëndshme.

Lajmi i mirë është se neuronet e nuhatjes, me ndihmën e të cilave nuhasim, janë të afta të rigjenerohen. Lajmi i keq është se jo të gjithë do të kthehen në nivelin që kanë qenë para sëmundjes së koronavirusit, thotë Leo Newhouse, neurolog në Universitetin e Harvardit i cili specializohet në rikuperimin e sëmundjes së rëndë.

Ai pretendon se pacientët me humbje të nuhatjes post-virale kanë shans prej 60 deri në 80 për qind të rimarrin disa nga funksionet e tyre të nuhatjes brenda një viti. Ndërsa shqisa e nuhatjes zakonisht zvogëlohet me kalimin e moshës, shërimi mund të zgjasë më shumë tek të moshuarit.

Për të “zgjuar” nuhatjen përsëri, shumica e specialistëve rekomandojnë trajnimin e aromave, rutinën e përditshme të vajrave esencial me erë të tillë si limoni, eukalipt, trëndafili.

Nëse vuani nga humbja e nuhatjes, mos u dekurajoni nëse disa nga esencat kanë erë të ndryshme nga sa prisnit: çrregullimet e lidhura me aromën (troposmia) nuk janë të rralla.

“Nëse nuk e ndjen i fare aromën e vajit, përpiquni ta mbani mend erën; me fjalë të tjera, përfshini mendjen tuaj në evokimin e nuhatjes. Kur hani, nëse nuk mund të ndjeni gamën e plotë të aromave të ushqimit, kushtojini vëmendje kryesoreve – të ëmbla, të hidhura, të tharta, të kripura – si dhe strukturën e ushqimit dhe ndjesinë e qiellzës. Kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni në atë që mund të shijoni akoma, jo në atë që nuk mundeni”, shkruan Dr. Newhouse.

Ai gjithashtu ofron disa këshilla themelore për ata, nuhatja e të cilëve po kthehet ngadalë:

  • Konsultohuni me një specialist të veshit, fytit dhe hundës
  • Përfshini sa më shumë erëza në gatim
  • Kultivoni ndjenjën e mirënjohjes: ju i mbijetuat një sëmundjeje potencialisht vdekjeprurëse
  • Hani ushqim të ftohtë ose ushqim në temperaturë dhome
  • Shmangni ushqimet e skuqura, mishin e skuqur, qepë e kuqe dhe hudhrën, vezët, kafen dhe çokollatat
  • Provoni ushqimet si orizin, makaronat, bukën, perime në avull dhe jogurt të thjeshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button