MARRE

Shkruan: Ardit Ramadani

Po du me ju dhanë lule veç m vjen marre, një lule e dhuruar nga një person si unë i cili i takon gjinisë e cila çdo ditë po ju vret, bërtet e ju kallxon qysh (s)duhet me ecë e çka me vesh. Marre, po mvjen marre për çdo herë kur kam hesht, n’momentin kur zani jem “i fortë i nji burri t’patriarkatit”, kisht ndihmu. Po mvjen marre për secilën here që dhuratën e patriarkatit – pushtetin, nuk e kam shfrytzu sepse shpesh herë nuk më ka konvenu kurse kamt i kam shty në kpucat të cilat ishin dizajnu nga një sistem që gratë si rob i ka trajtu, e besa shpesh herë me t’njëjtat këpucë pa fije turpi kam shkelë pa ose me dashje mbi ju.

Po m’mvjen marre që prej tavoline nuk jam çu, n’raste kur gratë janë objektivizu, nënçmu dhe diskriminu nga po t’njëjtit njerëz, që sot lule kanë me ju dhuru. Jo, lulen time nuk e jap, sepse m’vjen marre, ç’kuptimi kisht me pasë aroma e mirë e lules së kuqe në kohën kur aroma vrasëse dhe diskriminuese e patriarkatit po kundërmon në çdo shtëpi? Lulen dhe dhuratën këtë 8 mars s’du me dhuru sepse nuk ka lule e as çokollatë që dhunën, patriarkatin dhe vrasjen munden me e ëmbëlsu.

Po m’vjen marre që në odat e burrave kur minifundet e grave të përdhunuara janë shpallë si fajtore për sulmin seksual unë nuk jam çu, e pushtetin që patriarkati ma ka dhuru, me e shfrytzu që këtyne burrave gojën me ua patentu.

Në fund, më vjen marre që jam tu jetu në nji shtet që gratë veç si numra është duke i konsideru!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button