fbpx

RMV, Qendra për të Drejtat e Njeriut publikoi listën me gratë më me ndikim në vitin 2020

Qendra për të drejtat e njeriut, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka përpiluar një listë prej 8 grave të cilat gjatë viti 2020 por dhe më herët kanë dhënë kontribut dhe kanë qenë inspirim për femrat tjera, transmeton Portalb.mk.

Ata kanë përzgjedhur gra nga fusha të ndryshme të cilat kanë dhënë kontribut në shoqëri, qoftë në akademi, në mjekësi, art por edhe në çdo fushë të jetës shoqërore.

“Përmes këtyre 8-të figurave të cilave ne i kemi përzgjedhur duam të dërgojmë mesazhin tek çdo grua dhe vajzë, për forcën që ne si gra kemi, atë se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë mund të arrijmë. Duam të motivojmë çdo vajzë që të ëndërroj majat përmes këtyre 8-të ‘role-models’ që kemi selektuar. E kishim shumë të vështirë të selektojmë vetëm 8 nga femra të jashtëzakonshme që kemi në shoqëri, por ne si qenër që përkrahin dhe thirren në barabarsi jemi të sigurt se shumë shpejt do mund të kyçim më tepër gra në luftën tonë për barazin në çdo fushë” thuhet në kumtesën e organizatës.

Gratë e përzgjedhura nga kjo organizat:

Besa Arifi, Akademike

Atë e karakterizon elokuenca dhe guximi për të adresuar pa droje edhe tema të cilat janë tabu në shoqërinë tonë. Besa Arifi kontribuon në sferën akademike ku edukon gjeneratat e reja të juristëve. Biografia e saj profesionale është e pasur me tituj dhe botime të ndryshme. Natyra e saj shumë origjinale dhe analizat e thella për ngjarjet politike dhe juridike janë dëshmi se roli i gruas në shoqëri është shumë i rëndësishëm dhe i paraprin ndryshimit.

Vlora Ademi, Sipërmarrëse

Në periudhën kur bota e IT ishte vetëm një ëndërr për gratë nga vendi ynë, Vlora arriti të realizoj ëndrrën e saj duke filluar një biznes i cili sot është shumë i suksesshëm pikërisht në sferën e teknologjisë informatike. Pranuese e disa bursave dhe çmimeve ndërkombëtare, drejtuese biznesesh, iniciativash dhe pozitash të rëndësishme. Një grua e cila arriti të del fitimtare në një sferë kryesisht të dominuar nga meshkujt, e vlerësuar nga kompani globale si Microsoft. Vlora është gruaja e cila dëshmon se ëndrrat nuk dinë për gjini, por vetëm për përkushtim dhe punë.

Elita Ziberi, Këngëtare

Elita është një talente multidimensionale, ajo është rritur në skenë dhe bashkë me të edhe dashuria dhe pasioni i saj për muzikën dhe arritjet e saja akademike në këtë fushë. Sot ajo kontribuon edhe në edukimin e gjeneratave të reja si mësimdhënëse e muzikës. Një vajzë e fortë dhe e guximshme, që gjithmonë e gatshme në përkrahjen dhe inkurajimin e gruas në shoqëri. Si një person që besoi dhe punoj në ëndrrën e saj ajo inkurajon gjitha vajzat të kapërcejnë limitet që i vënë vetës dhe të guxojnë të ëndërrojnë. Elita përveç se është një zë i fuqishëm i gruas në shoqëri ajo është një nga zërat më të bukur dhe melodioz të vendit.

Afërdita Haxhijaha Imeri, eksperte për barazi gjinore

Një emër i njohur, i cili për më shumë se 20 vite aktivisht punon në ngritjen e vetëdijes kolektive për barazinë gjinore. Ajo është autore e një numri të madh të analizave, raporteve dhe hulumtimeve me nivel nacional dhe ndërkombëtar. Afërdita është njëra ndër gratë e para në Maqedoninë e Veriut e cila luftoi mentalitetin që nënçmonte femrën nga vija e parë e betejës, mbi të gjitha një figurë që na dëshmon se rolet në shoqëri nuk ndahen në bazë të gjinisë por vullnetit për punë.

Frosina Ivanovska, Aktiviste

Një grua me zë të fuqishëm dhe aktiviste e dëshmuar për të drejtat e grave, veterane e sektorit civil. Frosina është eksperte dhe trajnuese për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe konsultave të psikoterapisë ajo ka ndihmuar dhe trajtuar gratë viktima të dhunës në familje dhe ju ka ndihmuar të largohen nga rrethi i dhunshëm. Një figurë që gjithmonë është e gatshme të zgjasë dorën për të ndihmuar, mbi të gjitha një grua e gatshme për të ndihmuar gratë tjera.

Ana Koleva, Influencer

Ana padyshim mund të konsiderohet një nga vajzat më të guximshme të vendit. Ajo pati kurajo që publikisht të adresojë problematikën për të cilën shumëkush heshti! Ana është një vajzë me shpirt luftarak e cila gjithmonë lufton për drejtësi. Asaj i pëlqejnë udhëtimet, ushqimet dhe jetesa e shëndetshme. Shembulli konkret të cilin Ana ua transmetoj edhe gjithë vajzave tjera tregon se si vajzat asnjëherë nuk duhet të ndjehen fajtore për gjërat që u ndodhin në shoqëri maskiliste, përkundrazi ato duhet të ngrinin zërin dhe t’i thuan jo padrejtësive dhe krimeve që bëhen ndaj tyre!

Besa Alili Bajrami, Mjeke

Besa mund të quhet njëra nga shumë gratë heroina të cilat punuan me përgjegjësinë më të madhe në kohëra sfiduese si këta të sotshmet, ku luftuan pandeminë nga vija e parë e frontit. Edhe pse me profesion dhe e formuar si mjeke, Besa ka eksperienca të shumta edhe si poete dhe në botën e medias ku qysh e vogël ka udhëhequr programe të ndryshme, ajo ka pasion fotografinë dhe ta shfaq botën përmes objektivit të një aparati. Një mjeke e re në moshë, por profesioniste, mbi të gjitha një figurë shumë humanitare e cila është gjithmonë e gatshme të ndihmojë.

Filis Ismaili, Influencer

Edhe pse e rritur në botën perëndimore, Filisi asnjëherë nuk është kursyer për të ngritur zërin për çështjen e gruas dhe barazisë gjinore. Ajo është një vajzë e pavarur dhe e guximshme e cila i pëlqen udhëtimet dhe rrjetet sociale përmes të cilave ajo aktivisht kontribuon për ngritje të vetëdijes mbi tema të ndryshme. Përveç tjerash Filisi është menxhere në një kompani Belge, ku me profesionalizëm dhe përkushtim përfundon detyrat dhe obligimet e saja. Një vajzë e cila edhe pse e re në moshë ka arritur të bëj ndryshim pozitiv për shumë vajza dhe gra të tjera!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button