RMV, policia arrestoi 21 vjeçarin e dyshuar për 33 vjedhje

Vetëm në qytetin e Manastirit dyshohet se ka realizuar 23 vjedhje, derisa ai dyshohet edhe për 10 vjedhje të tjera në rajonin e Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka arrestuar 21 vjeçarin R.M. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer më shumë vepra penale ”vjedhje të rënda” dhe ”vjedhje” në rajonin e Manastirit dhe Ohrit”, raportojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).

MPB-ja paralajmëroi kallëzim penal ndaj të arrestuarit për 33 veprat penale, duke përfshirë “vjedhje” të ndryshme në shitore e automjete, duke përfshirë edhe vjedhje të biçikletave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button