Maqedonia e Veriut më shumë ka importuar sesa ka eksportuar mallra, vetëm në janar afër 100 milionë euro deficit tregtar

Maqedonia e Veriut gjatë janarit të këtij viti ka eksportuar për 15.5 % më shumë në krahasim me vitin paraprak, ndërkohë është rritur për 5.4 % edhe vlera e importit, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që në janar janë eksportuar 527 313 000 euro, derisa janë importuar 622 770 000 euro, pra një deficit tregtar prej  95 457 000 në muajin janar. Maqedonia e Veriut më shumë se gjysmën e eksportit e ka realizuar me Gjermaninë, pra 288 894 000 euro.

“Në janar 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Maqedonia e Veriut nga Bashkimi Evropian ka importuar 268 695 000 euro, ndërsa ka eksportuar 441 353 000 euro. Në Ballkanin Perëndimor ka eksportuar 41 434 000 euro mallra, ndërsa ka importuar 45 952 000 euro. Në Kosovë ka eksportuar 16 122 000 euro mallra, ndërsa ka importuar 2 679 000 euro.

Në janar të vitit 2021, gjithsej 20 190 000 euro janë eksportuar ushqim dhe kafshë të gjalla, ndërsa 53 702 000 euro import; ndërsa 6 126 000 euro eksport të duhanit dhe pijeve dhe 5 675 000 euro import.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button