Ballkani Perëndimor në “luftën” kundër ndotjes së ajrit

Zbatimi i përbashkët i masave prioritare dhe praktikave më të mira nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të rezultonte me uljen graduale të ndotjes së ajrit në nivel ndërkombëtar, me atë që thithja e ajrit të pastër do të kalojë në fenomen normal, natyror, dhe jo në luks apo privilegj që vetëm njerëzit që jetojnë në pjesë të caktuara të botës mund ta lejojnë këtë vetes së tyre, raporton respublica.

“Vatra” e re e ajrit të ndotur në Evropë është Ballkani Perëndimor. “Raporti mbi gjendjen e mjedisit jetësor në Evropë” përgatitur nga Agjencia Evropiane e Mjedisit Jetësor, thekson faktin se përmirësimi i mjedisit jetësor në këtë rajon ka stagnuar, veçanërisht në drejtim të ballafaqimit me ndotjen e ajrit dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme.

Por, të përkujtohemi. Si ndodh ndotja e ajrit? Cilët janë ndotësit kryesorë të ajrit?

Mungesa e filtrave gjatë funksionimit të fabrikave, tranziti i shtuar i makinave dhe automjeteve në trafik, mbetjet e mëdha në deponitë konsiderohen të jenë burimet kryesore të ndotjes së ajrit në rajonin e Ballkanit. Megjithatë, sipas Institutit Meteorologjik Finlandez, në Republikën e Maqedonisë shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit është ngrohja tradicionale me soba me dru ku deri në 90 për qind të emisioneve të përgjithshme të PM grimcave vijnë nga ngrohja (me dru zjarri).

Megjithëse tashmë jemi njohur me pasojat globale të ndotjes së madhe të ajrit, përfshirë problemet kardiovaskulare, alergjitë, sulmet e astmës, në disa raste ndotja e ajrit mund të shkaktojë edhe pengesa në zhvillimin metal tek fëmijët, ndërsa vetë ekspozimi ndaj grimcave të ajrit shkakton 40,0000 vdekje të parakohshme në nivel vjetor në Evropë.

Në këtë rast, cila do të ishte zgjidhja më praktike, më efikase për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë?

Edhe pse në programin strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit janë miratuar masa praktike për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, veçanërisht në drejtim të ndryshimit të mënyrave të ngrohjes së familjeve dhe rritjes së mbikëqyrjeve inspektuese në industri, megjithatë, lind një dilemë. Dhe kjo është: Sa këto masa do të kishin efekt afatgjatë në uljen e ndotjes së ajrit? Sa do të ndikonin këto masa mbi vetëdijen mendore të popullatës?

Është e rëndësishme të theksohet fakti se Republika e Maqedonisë nuk është i vetmi vend në Ballkan që merret me problemin e ndotjes së ajrit, këtu gjithashtu bëjnë pjesë edhe Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Pikërisht për shkak të kësaj, dhe në përputhje me „Raportin për ballafaqim me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut“, nga Banka Botërore identifikohet rëndësia e bashkëpunimit kombëtar midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe “luftës” së tyre të përbashkët kundër ndotjes së ajrit. Ideja të formohet platformë për bashkëpunim ndërkufitar për ballafaqim me ndotjen e ajrit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe vendeve fqinje është një nga zgjidhjet që ka potencialin që vërtet të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në vendin tonë, në plan afatgjatë.

Pse do të kishte funksionuar kjo ide?

Megjithëse bëhet fjalë për proces të arritjes së marrëveshjes ndërkombëtare për çështjet mjedisore ndërkufitare, ky bashkëpunim mund të ketë ende ndikim të rëndësishëm në uljen e ndotjes së ajrit. Një shembull praktik dhe provë e kësaj është Konventa për menaxhimin ndërkufitar të ndotjes së ajrit nënshkruar në vitin 1979 nga 32 vende evropiane, përfshirë SHBA-ja dhe Kanada.

Pas nënshkrimit të Konventës u miratua “Protokolli i Geteborg-ut për Zvogëlimin e Ndotjes së Ajrit“. Miratimi i këtij protokolli kufizon burimet e gazrave të dëmshëm siç është prodhimi i energjisë elektrike, zvogëlohet tranziti i makinave dhe me këtë protokoll fermerët duhet të marrin masa specifike për të kontrolluar nivelin e emetimeve të amoniakut. Së bashku me Protokollin janë miratuar edhe dokumente me udhëzime, të cilat përfshijnë lloje të ndryshme të teknikave për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në sektorët përkatës, përfshirë edhe transportin.

Sipas Protokollit, shtetet nënshkruese duhet të raportojnë nivelet e tyre të ndotjes së ajrit një herë në vit. Për më tepër, Protokolli kërkon që ata të paraqesin vlerësim të uljes së niveleve të ndotjes së ajrit në vitet e ardhshme në mënyrë që vendet të kenë ndikim më të madh në uljen e ndotjes së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button