Mexhiti dha dorëheqje nga pozita e koordinatorit parlamentar të BDI-së: Mbetem gardian i politikave të Ahmetit

Deputeti nga radhët e BDI-së, Izet Mexhiti nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se është tërhequr nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar, njofton Portalb.mk.

“Duke qëndruar denjësisht pas këtyre principeve kredibile, duke mbetur fuqishëm pas qëndrimeve personale, tani më shpesh të shprehura në opinion, se në subjektin të cilit i përkas prej në ditët e para të themelimit të tij si, po ndodhin zhvillime të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të jenë në favor të forcës më të madhe politike të shqiptarëve të RMV-së dhe që është edhe më e rëndësishme, as në favor të liderit të pakontestueshëm të shqiptarëve, kryetarit Ali Ahmeti, si dhe duke dëshiruar mos krijimin e hutisë edhe tek ndonjë kolegë i im në Kuvend, e nga ana tjetër, me intencë të dhënies së hapësirës veprimit tim për elaborim më të denjë të qëndrimit pas të cilit fuqishëm qëndroj, ju informoj se tërhiqem nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së”, shkruan Mexhiti.

Ai shkruan se do të vazhdojë të jetë gardian i politikave të kryetarit Ahmeti dhe botuesve të BDI-së.

“Vazhdoj të mbetem gardian i politikave dhe idealit të kryetarit Ali Ahmetit si dhe zëri i votuesit të BDI-së, i cili në të gjitha ciklet zgjedhore ka dhënë armën më të fortë në duart tona, për të realizuar atë që kemi premtuar dhe jemi zotuar para tyre. Ky ka qenë dhe do të mbetet ideali im dhe jo pozitat dhe privilegjet personale”, shkruan Mexhiti.

Ndryshe, gjatë periudhës së kaluar në BDI ka pasur debat të ashpër për zgjedhjet kadrovike në qeverinë e re. Disa degë të kësaj partie kanë qenë të pakënaqura me ndarjen e resorëve. Dega e Çairit dhe Sarajit kanë kundërshtuar emërimin e sekretarit të përgjithshëm, Artan Grubi për zy/kryeministër të parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Bujar Osmanit për ministër të Punëve të Jashtme. Ndërsa dega e Strugës dhe ajo e Likovës kanë kërkuar poste ministrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button