fbpx

Ambasada e Japonisë dha grant për Shtëpinë e shëndetit në Sveti Nikollë

Ambasadori i Japonisë, Hironori Savada e ka nënshkruar sot grant kontratën e nëntë për vitin 2021, në kuadër të Grant porgramit për projekte të vogla për siguri njerëzore (GGP) qëllimi i të cilit është përmirësimi i nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga ambasada, transmeton Portalb.mk.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së grantit u mbajt në Komunën e Sveti Nikollës, në prani të Kryetarit të Komunës, Sasho Vellkovski dhe drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit në Sveti Nikollë, dr. Sllavica Paneva.

Kontrata e grantit të nëntë është “Projekti për furnizimin e autoambulancës për Institutin për Shëndet Publik Shtëpinë e shëndetit Sveti Nikollë”, në vlerë prej 54,633 eurove.

Me këtë projekt janë siguruar fonde për furnizimin e autoambulancës së re. Qëllimi i projektit është të mundësohet kujdes mjekësor i cilësisë së lartë për banorët e Sveti Nikollës dhe Llozovës të cilët kenë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

Në kuadër të grant programit për projekte të vogla (GGP), Japonia ka finansuar projekte për rekonstruim dhe furnizim të pajisjeve për më tepër se 70 shkolla dhe kopshte, 47 institucione të shëndetit dhe ka mundësuar furnizimin e 31 automjeteve të specijalizuara për menaxhim të mbeturinave dhe shërbime komunale në 49 komuna në 8 rajone në shtet.

Në përgjithësi, Japonia e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në sektorë të ndryshëm si zhvillimi i infrastrukturës, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, ambienti, kultura, fatkeqësitë natyrore, krizat e refugjatëve si dhe ndihmat emergjente në shumë totale me mbi 422,3 milionë euro dhe ndihma tjera jo-financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button