fbpx

Filipçe: Ora policore do të fillojë nga e mërkura dhe do të zgjasë çdo ditë në periudhë prej dy javësh

Ora policore do të zgjasë dy javë dhe do të vlejë edhe gjatë fundjavave, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Komisioni për Sëmundje Infektive sot propozoi, ndërsa Qeveria nesër duhet të vendos nëse nga e mërkura do të vendoset orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë tha se, edhe pse objektet hotelierike punojnë deri në 21:00, vërehet grupim në to, si dhe tubime në hapësira publike, nuk respektohen masat dhe për këtë periudhës së fundit ka rritje të numrit të rasteve të reja dhe pacientëve të shtrirë në spital për shkak të Covid – 19.

“Klinikat interne në Shkup janë në stand by dhe të gatshme të pranojnë covid pacientë. Goditja ndaj spitaleve nuk është në gjendje që ishte në nëntor dhe ai është një dallim i madh. Është e vështirë të thuhet nëse do të vazhdojë ai trend, nëse do të mbahet një trend apo do të rritet vala. Ka mendime të ndara tek epidemiologët për këtë çështje. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm. Kjo do të vlejë dy javë, por gjithsesi e ndjekim situatën dhe është e mundur që të ketë ndryshime”, tha ministri.

Ai theksoi se komisioni i bën thirrje inspektorateve kompetente që të dalin më shpesh për kontroll, për shkak të mosrespektimit të masave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button