fbpx

Prokuroria Publike: Hetimi për “Dhoma publike 2” është në fazën përfundimtare, po zhvillohen procedura hetimore në disa prokurori

Prokuroria Themelore Publike ka kompletuar edhe dëshmitë materiale për veprën penale “Prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve” sipas nenit 193 – a paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal për të cilën është hapur procedurë hetimore kundër dy personave në lëndën për rastin “Dhoma publike”, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën prej 19.02.2019 deri më 28.01.2020, dy të dyshuar, si themelues dhe moderator të grupit, kanë qenë të obliguar të kujdesen për përmbajtjen e përmbajtjeve tekstuale dhe audio – vizuale që shpërndahen nga anëtarët e grupit. Por, ato me qëllim kanë lejuar që në grup të vihen në dispozicion përmbajtje – material audio – vizual ku tregohen dukshëm veprime seksuale me fëmijë. Hetimi në këtë lëndë është në rrjedh dhe është në fazën përfundimtare. Prokurori publik kompetent ka thirrur dy të dyshuarit që të merren në pyetje në Prokurorinë Publike, ndërsa do të vijojë edhe ekspertizë e dëshmive nga mbrojtja. Njëkohësisht, Prokuroria Publike i kompleton edhe dëshmitë materiale për vepër penale për të cilën është hapur procedurë hetimore, pas çka do të vijojë sjellja e vendimit të Prokurorisë Publike”, thonë nga PTHP.

Prej aty kanë shtuar se lënda “Dhoma publike2” është në fazën e procedurës parahetimore, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme më 27.01.2021 i është drejtuar servisit ndërkombëtar provider për shërbime – Telegram që t’i marrë të dhënat reale për profilet e përdoruesve të krijuesve, administratorëve dhe anëtarëve të grupit.

“Deri në këtë moment nuk është marrë përgjigje për këtë kërkese nga ana e rrjetit social “Telegram”. Këto të dhëna janë të domosdoshme me qëllim që të vërtetohet identiteti dhe prokuroria të mund të ndërmerr veprime penale kundër personave të përfshirë në këtë grup. Për këto arsye, Prokuroria Publike ka përdorur edhe mekanizmat e ndihmës ndërkombëtare juridike dhe në  pajtueshmëri me rregulloret pozitive vendore dhe ndërkombëtare, të dhënat i ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar”, thanë nga PTHP.

Për vërtetimin e përgjegjësisë penale në grupin “Dhoma publike2”, në pajtueshmëri me kompetencën e tyre, ndërmarrin veprime më shumë prokurorë publik në shtet, me çka janë dhënë urdhra për ekspertizë dhe kërkesa për sigurimin e të dhënave.

Prokurorinë Themelore Publike Veles, në lidhje me “Dhoma publike 2” është formuar lëndë dhe është sjellë urdhër zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – prodhim dhe distribuim të pornografisë me fëmijë nga neni 193 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2. Ndërkaq, gjatë ekspertizës së telefonit celular të të dyshuarit, janë gjetur video incizime me pornografi me fëmijë.

Prokurorinë Themelore Publike Manastir gjithashtu është formuar lëndë në lidhje me “Dhoma publike 2”. Prokuroria ka dhënë urdhra për ekspertizë të një CD dhe telefon celular në drejtim të mbledhjes së dëshmive materiale dhe vërtetimit të fakteve në lëndën. Pas arritjes së raportit nga ekspertiza e kryer do të sillet vendim për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës.

Po ndërmerren veprime edhe në Kavadar, ku në rrjedh është mbledhja e dëshmive materiale, për të cilat prokuroria momentalisht nuk është në mundësi për të ndarë detaje.

Përveç se në këto prokurori, lëndë të hapur ka edhe në Prokurorinë Themelore në Prilep, ku janë marrë dy telefona celular nga personi i denoncuar dhe është dhënë urdhër për ekspertizën e tyre.

Nga PTHP i inkurajojnë të dëmtuarit dhe viktimat nga kjo ngjarje dhe ngjarjeve të ngjashme penalo – juridike t’i paraqesin në Ministrinë e Punëve të Brendshme si organ i autorizuar për vërtetimin e identitetit të autorëve të veprave penale.

Por, nga platforma për barazi gjinore nuk janë të kënaqur nga veprimet e ndërmarra nga institucionet shtetërore në lidhje me rastin ““Dhoma publike”. Ato disa herë kanë protestuar, duke kërkuar rezultate konkrete dhe sanksionim të autorëve të veprave penale në këtë rast, ndërsa për sot kanë paralajmëruar marsh protestues i cili do të fillojë para Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 15:-00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button