Kosovë, u pranua ankesa e partive minoritare, anulohen votat në komunat me shumicë serbe

PZAP-ja ka vendosur të anulojë në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë, më saktësisht të subjektit politik Ujedinjina Zajednica të Adriana Hoxhiqit (407 fletëvotime në Zubin Potok, 499 në Shtërpcë, 255 në Ranillug, 416 në Graqanicë, 196 në Partesh, 249 në Kllokot dhe 254 në Novobërdë).

Koalicionit Vakat (8 fletëvotime në Shtërpcë, 211 në Ranillug, 6 në Graçanicë, 34 në Partesh, 9 në Kllokot, 255 në Novobërdë).

Të Social Demokratska – Unija SDU, transmeton Koha.net.

Një në Shtërpcë, 4 në Ranillug, 11 në Graqanicë, 147 në Kllokot, 2 në Novobërdë

Të Nova Demokratska Stranka: dy në Shtërpcë, një në Ranillug, gjashtë në Graçanicë, dy në Kllokot dhe tri në Novobërdë.

Pjesërisht janë anuluar votat e Ujedinjena Zajednica Adrijana Hoxhiq dhe Koalicionit Vakat në komunat Zveçan, Leposaviq e Mitrovicë të Veriut.

Hoxhiqit i janë anuluar 157 fletëvotime në Zveçan, 973 në Leposaviq e 799 në Mitrovicë të Veriut dhe Vakatit 60 në Leposaviq.

Nasha Iniciatica me seli në Mitrovicë, Lista Boshnjake Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka, kishin dorëzuar ankesë, duke pretenduar se votat e partive boshnjake kanë shënuar rritje për 49 për qind, pra rreth 7000 vota krahasim me zgjedhjet e kaluara. Një rritje e votës ishte thënë se ka ardhur për një arsye të vetme, ku si asnjëherë më parë komuniteti serb në Kosovë votoi për përfaqësuesit boshnjak.

PZAP-ja ka konstatuar se votat e Adriana Hoxhiqit dhe Vakatit, janë në dispropocion me numrin e banorëve të komunitetit boshnjak, të cilët i përkasin, paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se është standard jo demokratik, që me votat e votuesve të një komuniteti të sigurohet e drejta e përfaqësimit të një komuniteti tjetër.

Gjithashtu, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pjesërisht ankesën e subjekteve politike boshnjake lidhur me fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa.

Fletëvotimet e anuluara të Romani Iniciativa janë: 254 në Leposaviq, 265 në Novobërdë, Ranillug 159, Partesh 12, 147 Kllokot.

Thuhet se subjekti Romani Iniciativa, ka marrë vota më shumë se që ka pasur votues potencial të komunitetit rom, për të votuar ditën e 14 shkurtit në vendvotimet e caktuara në komunat në fjalë.

Votat e marra nga Romani Inciativa, janë në dispropozicion me numrin e banorëve të komunitetit rom, e të cilat paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se është standard jodemokratik, që me votat e votuesve e të një komuniteti tjetër të sigurohet e drejta e përfaqësimit e një komuniteti tjetër.

PZAP-ja po ashtu sot ka aprovuar ankesën e Florentina Gjergjajt të AAK-së, që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, sa i përket kandidatëve të AAK-së.

PZAP ka njoftuar se ka aprovuar të bazuara në total 16 apele, pjesërisht të bazuara 9 apele, ka refuzuar 177 apele, ka hedhur të parregullta dy dhe një të pasafatshme.

Palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme 24 orë brenda afatit të pranimit të vendimit, e Supremja e ka obligim të vendosë brenda 72 orëve në momentin e paraqitjes.

PZAP-ja ka njoftuar se vendimet e Gjykatës Supreme janë përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button